Dita botërore kundër trafikimit me njerëz

Aktuale

Dita botërore kundër trafikimit me njerëz

Më: 30 korrik 2018 Në ora: 07:53
Ilustrim

Organizata ndërkombëtare për migrim (IOM) sot e shënon 30 korrikun, Ditën botërore për luftë kundër trafikimit me njerëz, qëllimi i së cilës është që të kthehet vëmendja ndaj vuajtjeve të numrit të madh të viktimave të trafikimit me njerëz, të cilët përballen me eksploatim seksual, punë të detyrueshme, robëri, tregti me organe.

Dita botërore është shënuar në vitin 2013 pas miratimit të Rezolutës së Asamblesë së përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për luftën kundër tregtisë me njerëz, ndërsa IOM u përfshi në luftën globale kundër trafikimit me njerëz në kontekst më të gjerë të menaxhimit të migrimit nga viti 1994, me vizion të qartë për përballje me këtë lloj të krimit, sepse pothuajse çdo shtet në botë është nën ndikimin e praktikës së keqe, qoftë si vend i origjinës, tranzit ose vend i destinacionit të viktimave.

“Në dy dekadat e fundit, më shumë se 70.000 njerëz kanë marrë mbështetje nga ekipet tona mbarë botën.

Aktivitetet të cilat janë zbatuar në bashkëpunim me institucionet qeveritare, sektori joqeveritar dhe organizatat ndërkombëtare janë bazuar në tre parime: respektim i të drejtëve të njeriut, mirëqenie fizike, mentale dhe sociale e njeriut dhe bashkësisë së tij dhe qëndrueshmëri përmes përforcimit të kapaciteteve institucionale të institucioneve qeveritare dhe shoqërisë civile.

Mbështetja është dedikuar për parandalimin e trafikimit me njerëz dhe mbrojtjen e viktimave nga trafikimi dhe njëkohësisht iu ofrohet opsione për riintegrim të sigurt dhe të qëndrueshëm dhe (edhe kthim në vendete  tyre, prej atje ku është e mundur)”, thonë nga IOM-i.

Nga viktimat e mbijetuar të trafikimit me njerëz 74 për qind janë trafikuar me qëllim të punës së detyrueshme, 17 për qind me qëllim të eksploatimit seksual. Rreth 13 për qind nga numri i përgjithshëm i viktimave të mbështetur të trafikimit me njerëz janë fëmijë mosha mesatare e të cilëve është 11 vjet.

Të dhënat, gjithashtu tregojnë se viktimat e mbijetuar nga ana e OIM-së janë kryesisht gra, të cilat jo vetëm që përballen me keqpërdorim seksual, por gjithashtu, ishin viktima të martesave të detyrueshme, si dhe persona të cilët përballen me vështirësi serioze ekonomike. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat