Thaçi: Bekim Lumi kontribuoi shumë për artin, teatrin dhe kulturën

Aktuale

Thaçi: Bekim Lumi kontribuoi shumë për artin, teatrin dhe kulturën

Më: 30 korrik 2018 Në ora: 10:03
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duke ngushëlluar familjen Lumi, ka shkruar se Bekim Lumi si artist e si regjisor, kontribuoi shumë për artin, teatrin, kulturën dhe për edukimin e artistëve të rinj.

“I dhimbshëm lajmi për vdekjen e parakohshme të mikut tim, Bekim Lumi. Si artist e si regjisor, Bekim Lumi kontribuoi shumë për artin, teatrin, kulturën dhe për edukimin e artistëve të rinj. Ngushëllime familjes Lumi dhe të gjithë artistëve, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij”, ka shkruar Thaçi në facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat