Dialogu Kosovë – Serbi jo transparent, ky dialog nuk do të përfundon...

Aktuale

Dialogu Kosovë – Serbi jo transparent, ky dialog nuk do të përfundon...

Nga: N. Sh Më: 30 korrik 2018 Në ora: 13:23
Hashim Thaçi në Bruksel

Dialogu i Brukselit, mes Kosovës dhe Serbisë është jo transparent thotë analisti politik Blerim Burjani.

Ai thotë se Hashim Thaçi në Kosovë dhe Aleksandër Vuçiç në Serbi janë pronar të këtij dialogu.

Burjani përmes një postimi në facebook thotë se Hashim Thaçi për të bëmat e tij kërkon të bëjë bashkëfajtor.

Ai nuk besoj se dialogu me Serbinë do të përmbyllet ashtu si duhet sepse gjërat do të mbesin gjysmë.

“Ska transparence ne dialogun Kosove -Serbi!

Dialogu Kosove -Serbi është jo transparent, dhe te dy shtetet dihet edhe arsye pse liderët e dy vendeve qe merren me këtë teme kane pohuar kaherë se ne shtetet e tyre ka shume nacionalizma sa qe nëse pyeten shume parti dhe opozita mund të mos ketë kurrë përmbarim normal te një dialogu, tash këta dy njerëz janë pronar Hashimi i Kosovës e Vucic i Serbisë, kjo është e vërteta, përderisa dështimi është sepse Thaçi kërkon te beje bashkëfajtor për te gjitha e berat e tij ne këtë dialog, i vyen opozita për justifikim dhe marrëveshje përfundimtare, kjo është e vërteta , se përndryshe asgjë nuk i duhet as opozita ne ketë stade te dialogut pasi qe ai veç e ka përfundua gati, pra i kote dialogu ne Kuvend për këtë teme, kjo tash është ne fund ska riformulim, ska rishikim, ska dialogë për te shkuarat sepse e kthejnë procesin en fillim pra ska gjë, ka vetëm dialog shterp dhe formalitet dhe përmbyllje te bisedimeve diqysh pra jo përfundimisht, unë nuk besoje se ky dialog do te përmbyllet qysh duhet me Serbin , gjerat do te mbeten ne gjysme për te gjitha temat tjera qe shtetet nuk kane konsensus, mund te kërkohet edhe një faze shume e vonshme e dialogut me Serbin për te përmbyllë këtë çështje”, shkruan Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat