Osmani: Asnjë politikan nuk guxon të nënshkruajë marrëveshje për ndarje të territoreve

Aktuale

Osmani: Asnjë politikan nuk guxon të nënshkruajë marrëveshje për ndarje të territoreve

Më: 30 korrik 2018 Në ora: 13:26
Vjosa Osmani

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, në debatin për dialogun më Serbinë në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se asnjë politikanë nuk guxon të nënshkruaj marrëveshje për ndarje të territoreve.

Osmani ka thënë se për çështje që prek përkufizimin e shtetit duhet të vendosë populli me anë të një referendum.

“Ata që nënshkruajnë marrëveshje të tilla, atë marrëveshje mund ta fusin në xhep dhe ta dërgojnë në shtëpi”, ka thënë Osmani.

Osmani ka thënë se Thaçi po e bënë lider të paqes presidentin e Serbisë, i cili ka qenë sekretar në partinë e Millosheviçit në kohën kur në Kosovë po kryheshin masakra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat