LDK-ja kërkon ta drejtojë dialogun me Serbinë

Aktuale

LDK-ja kërkon ta drejtojë dialogun me Serbinë

Më: 30 korrik 2018 Në ora: 22:06
Deputetët e LDK-së gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar që t’i besohet drejtimi i procesit të dialogut me Serbinë.

Këtë kërkesë, në emër të partisë, e bëri deputeti i saj, Kujtim Shala, sot në Kuvend.

“Kjo e drejtë të na jepet përmes qytetarëve. Jemi të gatshëm që këtë çështje ta zgjidhim edhe me referendum", ka thënë Shala.

"Legjitimitetin ata që na zgjedhin ne e kanë në çdo rast. Kjo është rruga, ky është çasti që të merremi vesh dhe të legjitimohemi", është shprehur ai. 

"Të tjerët duhet të na bashkohen. Nuk mund të drejtohen këto procese, pa pasur dy të tretën e përfaqësuesve të Kosovës”, ka thënë Shala.

Në Kuvend u zhvillua sot debat për dialogun me Serbinë, para se të mbyllej seanca, e njëkohësisht edhe sesioni pranveror i tij.

Mbyllja e seancës së sotme ndodhi pas dështimit për votim të propozim-rezolutës lidhur me dialogun me Serbinë, të paraqitur nga deputeti Visar Ymeri.

Nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, konstatoi se në sallë janë 44 deputetë, pra nuk ka kuorum dhe se propozim-rezoluta nuk është harmonizuar nga deputetët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat