Deputeti Deda ka një porosi për presidentin

Aktuale

Deputeti Deda ka një porosi për presidentin

Më: 30 korrik 2018 Në ora: 23:07
Ilir Deda

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka ftuar sot deputetët që ta shfrytëzojnë Kuvendin dhe mos të dalin në pushim të verës pa një të arritur.

Haradinaj tha se të gjithë pajtohen që edhe Kosova e ka një interes që ta zgjidhë problemin me Serbinë.

“Mund të pret LDK, PSD, LVV që ka me ardhë dikush me na bo bashkë, por kjo bie në kundërshtim me procesin e pavarësisë. Andaj ju lus të nderuar deputetë, a jemi në gjendje ta gjejmë një formulë që të paktën nuk na bie një situatë më keq. Jemi këtu, shfrytëzoni mos te shkojmë në pushim të verës pa një të arritur në këtë drejtim që është e juaja, e të gjithëve jo veç e jona”, tha Haradinaj.

E pas fjalimit të kryeministrit deputeti Ilir Deda, nga Alternativa, tha se është shumë e padrejtë të frikësohen qytetarët e Kosovës se nëse nuk arrijmë marrëveshje me Serbinë do të bëhemi si Qipro e Palestina ose do të mbesim si dikush tjetër.

“Deri sa të ekzistojë opinioni i GjND-s për shpalljen e pavarësisë së Kosovës kurrë nuk kemi mu bo si Palestina dhe Qiproja Veriore. Këtë më së pari Hashim Thaçi le ta merr vesh e mandej ata të tjerët të cilët po i bind”, tha Deda.

Deda tha se arritja e konsensusit është vështirësuar edhe për shkak të vendimit të kryeministrit që mos me udhëheq dialogun dhe për shkak të insistimit të PDK-së që me çdo kusht një njeri me udhëheq dialogun me Serbinë.

“Ne tjerët po themi jo s’po dojmë me kushte me arrit konsensus”, tha Deda.

Sipas tij debati parlamentar kurrë në histori në parlamentarizmin e Kosovës nuk ka arritur konsensus.

Konsensusi sipas Dedës arrihet në tryezë të rrumbullakët të cilat nuk po mbahen më.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat