Simiq: Jemi opozitë në Kuvend

Aktuale

Simiq: Jemi opozitë në Kuvend

Më: 31 korrik 2018 Në ora: 08:52
Igor Simiq

Igor Simiq nga Lista Serbe ka thënë se deputetët e kësaj liste e kryejnë punën si një opozitë e vërtetë dhe nuk janë në pozitë për t`u ulur në Kuvend atje ku mediat dëshirojnë.

Sipas tij, deputetët e Listës Serbe çdo ditë me përgjegjësi e kryejnë punën e tyre si një opozitë reale në Kuvendin e Kosovës pa marrë parasysh nëse ata janë në Qeveri  apo opozitë.

Kësisoj Igor Simiq i është përgjigjur raportimeve të  disa mediave rreth asaj se nëse kjo parti është pjesë e qeverisë apo opozitës, për shkak të vendeve ku deputetët e LS-së ulen në parlament.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat