Kosova drejt trazirave, apo luftës!!

Aktuale

Kosova drejt trazirave, apo luftës!!

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 31 korrik 2018 Në ora: 11:58
Trazirat në Prishtinë

Kosova mund të përballet me trazira apo më një luftë civile, paralajmëron kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat për Kosovë, Gazmend Islami, i cili shton se, pushtetarët e Kosovës po e interpretojnë historinë sipas pikëpamjes që ata luftuan dhe ndërtuan.

Islami thekson se, shteti ynë është ndërtuar me mund dhe gjak por i rrënuar nga gjakprishurit.

Ai shton se SHIK-u qëndron mbi të gjitha të këqijat që kanë ndodhur në Kosovë deri më tani.

Image
Gazmend Islami

“Këta po interpretojnë historinë sipas pikëpamjes “ne luftuam”, ne ndërtuam, ne vjedhim”. “Shteti ynë i ndërtuar me mund dhe gjak’’ por i rrënuar nga gjakprishurit. Torturat, vjedhjet, uzurpimet, punësimet kjo ishte agjenda e atyre. Kosovën e pasluftës e sakatosen, popullit i kërkonin haraç edhe për frymëmarrje të lirë. Nuk ka fjalë që mund tu rrinte më mirë sesa fjala Monster, kjo krijesë që ka trupin e njeriut, sytë e krokodilit, dhëmbët e ujkonjës, qafën e gjirafës e bishtin e dhelprës ka vetëm një emër SHIK. Shik-u qëndron mbi të gjitha. Ai mundohet të bëjë edhe erën edhe shiun e borën në Kosovë. Ata janë maja e diktaturës moderne që përbuzin edhe jetën... Këta të tmerruar pas kësaj që po ndodh po mundohen tu a heqin nga goja thikat shokëve e tu a ngulin pas shpine. Këta tash e 19 vite po e diktojnë politikën në Kosovë. Këta kanë ngatërruar mekanizmin e ndërtimit të shtetit funksional dhe demokratik këta funksionojnë mbi parimin e sistemit diktatorial. E vetmja gjë që mund të themi për të në pikëpamje psikopatologjike është se favorizojnë korrupsionin, shpëlarjen e parasë, burgosjen e shokëve, ndarjen e vendit, kontrollin mbi gjyqësorin”, thotë Islami për gazetën “Bota sot”.

Sipas tij, tensioni është bërë pothuajse i padurueshëm dhe ndryshuesit gjithashtu po i dallojnë vetëtimat prapa reve.

“Ndryshuesit nuk ndihen ende të sigurt, ende janë të paktë në numër, ende jo aq të vendosur, jo aq të guximshëm sa te përleshen me të vërtetën. Ndryshuesit e thurur me aq vështirësi, rrezikohen edhe të shkatërrohen. Ata duhet ndihmuar dhe përkrahur që erës së ndërtimit të një demokracie të re. Klasa politike fëmijëve tanë po ju lë një barrë të rënd mbi supet e tyre”, pohon ai. 

Sipas tij, nga kjo që ne sot po shohim, po duket se vendi mund të shkoj drejt trazirave që janë të pa parashikueshme.

“Sot vendit i duhen forcat e reja progresive që vendin e orientojnë drejt botës së qytetëruar. Në këtë kohë kur Kosova radhitet në vendin e 111 bashkë me Etiopinë për zhvillim dhe lirë të shprehjes nuk ka çka ti shtohet më shumë dhe nuk ke pse të shtrosh pyetjen.. pse gjithë këta demonstrues. Është koha e fundit që qeveritarët të ulen dhe të bisedojnë me opozitën dhe të arrin një marrëveshje që të zgjidhet një Qeveri e unitetit deri ne zgjedhjet e ardhshme të cilët do të ishin të ndershme dhe do të dilnim nga kjo krizë që askujt nuk i shkon përshtati. Rinia ka përmasa demokrate të përmasave evropiane e cila e njeh mirë sistemin e ligjeve demokratike evropiane”, thotë Islami.

Kreu i OBKD, pohon se, nuk duhet të rrimë duar kryq përpara kësaj tragjedie kombëtare që po ndodh, por të kemi një qëllim, më mirë të vdekur me nder, përpara se të zhdukemi me turp.

“Populli im asnjëherë nuk do të bëhet shërbëtor dhe as më pak leckë e ndokujt. Kurrë nuk do ta flijojmë pavarësinë e tërësishme, përkundrazi sa më tepër ata që mundohen të bëhen lajkatar dhe servil, aq më shumë rritet dashuria për të punuar më të gjitha ato forca që kanë qëllimin që jeta e qytetarëve të jetë prioritet i saj”, përfundon Gazmend Islami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat