Haradinaj: Ka hezitime për investime në Kosovë

Aktuale

Haradinaj: Ka hezitime për investime në Kosovë

Më: 31 korrik 2018 Në ora: 12:23
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se kontributi i mërgimtarëve për lirinë dhe pavarësinë ka qenë i pamohueshëm e po ashtu edhe ndërtimin e shtetit tonë.

Ai gjatë një takimi me mërgimtarët tanë tha se remitencat janë të çmuara fort dhe dëshmon se sa të vlefshëm janë bashkatdhetarët për nxitjen ekonomike.

Sipas tij, më e rëndësishme është se bashkatdhetarët tregojnë për lidhjen që kanë me vendin e vet.

Haradinaj tha se është mirë që bashkatdhetarët të dërgojnë porosi te vendet që nuk e kanë njohur Kosovën, ndërsa ka këshilluar ata që të jenë të sjellshëm dhe t’i respektojnë shtetet ku jetojnë.

Ai po ashtu u tha bashkatdhetarëve se duhet ta ndërrojnë këtë gjendje, pasi ka hezitime për investime në Kosovë.

Emrush Çeta, i cili ka braktisur Kosovën në vitet e 90-ta, tha se në vendet ku jetojnë kanë arritur të krijojnë shumë miq. Ai paraqiti problemin me kartonin e gjelbër ku tha se po ndihen të injoruar dhe të dëmtuar me pagesën që bëjnë.

Sipas tij, mërgimtarët kanë dëshirë që Kosova të jetë e zhvilluar dhe janë të interesuar për të ndihmuar vendin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat