Milaim Zeka për Gjergj Dedajn: Je turpi i Qeverisë!

Aktuale

Milaim Zeka për Gjergj Dedajn: Je turpi i Qeverisë!

Më: 31 korrik 2018 Në ora: 13:58
Milaim Zeka

Milaim Zeka e ka quajtur zëvendësministrin Gjergj Dedaj, turp të Qeverisë.

Sipas tij, është turp edhe për ata që e kanë emëruar në pozitën e zv.ministrit në MPJ.

“Gjergj Dedaj eshte turpi i Qeverise

Turp per ata qe e kane propozu, turp per ata qe e kane emru, edhe ma turp nese nuk e shkarkoni…!!!”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.

Ky reagim i Zekës vjen pasi Gjergjaj e ka quajtur Turqinë dhe Serbinë “shtriga të Ballkanit”.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetit Fikrim Damka i cili ka kërkuar nga kryeministri Ramush Haradinaj shkarkimin e Gjergjajt.

Por, Haradinaj e ka quajtur të papranueshëm deklaratën e Gjergjajt dhe ka shtuar se kjo nuk e paraqet qëndrimin e Qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat