Haradinaj tregon arsyet e bojkotimit nga ana e LDK-së

Aktuale

Haradinaj tregon arsyet e bojkotimit nga ana e LDK-së

Më: 31 korrik 2018 Në ora: 15:36
Ramush Haradinaj

(E plotësuar) - Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka reaguar pas bojkotimit që i ka bërë Lidhja Demokratike e Kosovës votimit për projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare financiare IPA 2017 ndërmjet Kosovës dhe BE-së.

Sipas tij, ky bojkotim vjen si pasojë e asaj që kryetari i LDK-së Isa Mustafa është sëmurë dhe të tjerët po garojnë se kush të bëhet kryetar i kësaj partie.

Haradinaj: Isa është sëmurë

“Shumë çuditshëm është vendimi i LDK-së për mos me votua, kjo do të jetë veç pasojë që Isa është sëmurë dhe ai nuk po mundet ndoshta me udhëheq mjaftueshëm, e këta të tjerët janë në garë kush po bëhet kryetar i LDK-së, e nuk po dinë t’i ndajnë temat. Por, është shumë gabim çka kanë bërë me këtë. Nuk është problemi që vetëm nuk e kemi marrë paren që është pare fal, por është si me i thënë Evropës nuk dua nga ju, në kohën kur synojmë liberalizim, po synojmë tema të tjera. Jam i habitur pak me këtë konfuzion që ia kanë krijuar kësaj situate. Nuk ka ndodhur ndonjëherë në Kosovë, prej që ekziston Kosova që me refuzua pare të IPA-së, pra mos me i votua paret e IPA-së që vijnë fal. Jo vetëm që ka rrezik me i humb, po është edhe porosi e keqe për liberalizimin, se ti nuk i voton paret e Evropës”, tha Haradinaj.

Kreu i Qeverisë ka folur edhe për një deklaratë të zëvendësministrit të Punëve të Jashtme, Gjergj Dedaj, i cili në rrjetin social Facebook kishte shkruar se “Serbia dhe Turqia janë shtrigat e Ballkanit”.

Ndaj kësaj deklarate Haradinaj tha se distancohet, ndërkohë që ka thënë se këto deklarime nuk paraqesin qëndrimin zyrtar të Qeverisë.

Haradinaj: Ne distancohemi nga këto deklarime

“Ne duhet me e studiua saktë se çka ka thënë Deda dhe ku e ka thënë, a është përmbajtja e asaj deklarate vërtet fjalë të tij. Se ku e di, nuk guxojmë menjëherë se po thuhet që ka shumë fake news në Kosovë, por megjithatë si Qeveri e Kosovës për ne është e papranueshme gjuha fyese, urrejtëse, ofenduese, për cilindo popull në botë. Është deklarimi për Republikën e Turqisë dhe për popullin turk, nuk janë në përputhje me vullnetin e popullit të Kosovës për marrëdhënie të mira me Republikën e Turqisë. Pra, ne distancohemi nga këto deklarime, të kujtdo qofshin dhe nuk paraqesin politikat zyrtare të Qeverisë. Do të reflektojmë pra në përputhje me atë çka ka ndodhur, por tani nuk mund të them më shumë. Kërkesë kemi me gjasë ka ardhur një kërkesë me shkrim”, tha ai.

I pyetur për raportet e punës që zëvendësministrat i kanë dorëzuar atij, Haradinaj tha se është një grup që i trajton dhe në përgjithësi vërehet një sinqeritet dhe kujdes në angazhimet e tyre. Ndërsa, sa i përket se sa është kontributi i angazhimit të tyre, ai tha se nuk është i përgatitur ta thotë sot.

Haradinaj: Isa Mustafa i sëmurë, anëtarët e partisë po bëjnë gara për t’u bërë kryetar i LDK-së

Kryeminsitri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka mbajtur një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë.

Ai ka komentuar vendimin e LDK-së që mos të votoj fondet e IPA-së, për cka ka thënë se kanë gabuar shumë.

Më poshtë pjesë nga fjalimi i Haradinajt:

Shumë çuditshëm është vendimi i LDK-së që mos me votu fondet e IPA-s, e kjo është vetëm pasojë pse Isa është sëmurë e nuk po mundet me udhëheq mjaftueshëm partinë.

Këta të tjerët janë në garë kush po bëhet kryetar i LDK-së, shumë gabim që kanë vepruar kështu

Kjo është porosi e keqe për liberalizimin, nuk është problemi që nuk i kemi marr parat falas, por ti po i thua Evropës nuk po dua para nga ju, në kohën kur po duam liberalizim e tema tjera.

Jam i habitur me konfuzionin që i kanë krijuar kësaj situate.

Nuk ka ndodhur ndonjëherë në Kosovë që të refuzohen paret e IPA-ë që vijnë fal. Ato kanë rrezik të humbin, sepse nuk po i voton paratë e Evropës. Ata mund të kenë plot vërejtje sepse janë në opozitë, por në të kaluarën, opozita gjithmonë i ka votuar çështjet e tilla. Është shumë e habitshme ky veprim nga ta, nuk po di si me e deshifruar. I kemi votuar marrëveshjet tjera që kanë qenë e lëre më paratë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat