Anton Quni zbulon bisedën me Ramush Haradinajn, ia tregon faktet për Hashim Thaçin

Aktuale

Anton Quni zbulon bisedën me Ramush Haradinajn, ia tregon faktet për Hashim Thaçin

Nga: P.R Më: 31 korrik 2018 Në ora: 18:16
Anton Quni dhe Ramush Haradinaj

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, gjatë ditës së djeshme, në fjalimin e mbajtur në seancën e Kuvendit ku është debatuar për dialogun me Serbinë, ka trguar bisedën e zhvilluar më kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, të cilit i ka kërkuar që ai ta udhëheqë dialogun e jo presidenti Thaçi.

“Para ca dite, ne një takim te rastit e bera një bisede te shkurter me Kryeministrin Haradinaj ne lidhje me perfaqesimin ne dialog me Serbine. Z.Haradinaj insistonte ne idene se duhet te jemi unik dhe eshte mire t’ja besojme kete mision Presidentit Thaqi.  Une i thash se eshte mire qe kete mision ta merr ai vet persiper.  Biseda jone perfundoj me pershtypjen se kerkesen time kryeministri nuk po e merrte seriozisht”, deklaroi Quni.

“Ne rast se skenari eshte i pregaditur dhe dihet zgjidhja perfundimtare, kjo duhet te ishte per ju edhe nje arsye shtese qe ju vet te kerkoni ta ushtroni mandatin qe keni per ti udhehequr bisedimet me Serbine, edhe per faktin se Presidenti Thaqi tashme publikisht ka paralajmruar se zgjidhja do te jet e dhimbeshme per Kosoven.  Kjo deklarate e tij do te duhej te kumbonte si nje alarm ne koken e cdo njërit prej nesh e posaqerisht ne koken tuaj”, thuhet ndër tjerash në fjalimin e deputetit të LDK-së, Anton Quni.

Ky është fjalimi i plotë:

DIALOGU

Ai që nuk është ne paqe me popullin e vet nuk mund te vë paqe me Serbinë

Para ca dite, ne një takim te rastit e bera një bisede te shkurter me Kryeministrin Haradinaj ne lidhje me perfaqesimin ne dialog me Serbine.
Z.Haradinaj insistonte ne idene se duhet te jemi unik dhe eshte mire t’ja besojme kete mision Presidentit Thaqi. 
Une i thash se eshte mire qe kete mision ta merr ai vet persiper. 
Biseda jone perfundoj me pershtypjen se kerkesen time kryeministri nuk po e merrte seriozisht.
Prandaj, sot, serish, me shume sinqeritet do te mundohem ta arsyetoj qendrimin tim;

- Te gjitha marreveshjet e arritura deri me tani kane qene ne nivel kryeministrash,
- Kushtetuta, ligjet dhe te gjitha rezolutat e nxjerrura ne Parlament i japin mandat autoritetit te Kryeministrit,
- Kyeministri posedon me te gjitha burimet njerzore dhe financiare per te permbushur te gjitha misionet sa do qe ato jan komplekse,
- Qeveria ne teresi dhe institucionet vec e vec i nenshtrohen drejteperdrejt kontrollit demokratik te Parlamentit.

Keto te gjitha jan fakte te pamohueshme e te cilat e bejne te pakuptimt delegimin e pergjegjesive te Kryeministrit ne ndonjë instance tjeter, ne kete rast tek autoriteti i Presidentit.

Tani une shprehi shqetesimin se pse zoti Haradinaj nuk e merr kete pergjegjesi? 

Une per vete nuk arrij ti jap pergjigje shqetesimit tim e as shpjegimet e z.Haradinaj nuk me bindin. Nuk dua te mirrem me supozime dhe as me perfolje te teorive konspirative, por, jam me se i bindur se, nese gjerat nuk jane paraprakisht te percaktuara, ju z.Haradinaj duhet ti merrni pergjegjesite te cilat ju takojne. 

Ne rast se skenari eshte i pregaditur dhe dihet zgjidhja perfundimtare, kjo duhet te ishte per ju edhe nje arsye shtese qe ju vet te kerkoni ta ushtroni mandatin qe keni per ti udhehequr bisedimet me Serbine, edhe per faktin se Presidenti Thaqi tashme publikisht ka paralajmruar se zgjidhja do te jet e dhimbeshme per Kosoven. 

Kjo deklarate e tij do te duhej te kumbonte si nje alarm ne koken e cdo njërit prej nesh e posaqerisht ne koken tuaj. 

Para nje situate te tille te mjegullt e te rrezikshme per te ardhmen e vendit, askush nga ne nuk bën te qendroj indiferent, aq me shume ju si Kryeminister i vendit.

Ju zoti Kryeminister, nuk eshte se e keni te veshtire te na perfaqesoni, sepse, te gjitha faktet jane ne anen tone si vend.

Provokimet e Vuçiçit nuk duhet ta frikesojne askend, sepse, e drejta historike, morale, politike e juridike, te gjitha jane ne favorin tone.

Cdo akuze te Serbise te stilit se serbet e Kosoves jane te rrezikuar, Ju, mund te hudhni poshte me shembuj konkret. 

Ne Kosove ka fshatra dhe qyteza ku banojne qytetar serb te cilet jetojne dhe punojne te qete e te lire, kishat dhe varrezat e tyre tashme jane pa rrethoja xhembore dhe ato sigurohen nga policet shqiptar, veturat me tabelat e Serbise mund te verehen anekend Kosoves, tregtia ne mes shqiptareve dhe serbeve zhvillohet pa asnje pengese, e shume e shume fakte te tjera. 

Ne rastin se biseda banalizohet jasht agjendes dhe protokolit, mundeni te sherbeheni me disa shembuj.

Nese ju vejne ne siklet me luften e shqiptareve ne Siri, ju mund t’ua kujtoni mercenaret dhe paramilitaret serb ne Libi dhe Ukraine. 

Nese shkojne edhe me larg dhe thone se jemi agresiv dhe vritemi mes vete, thuaju po, ka raste, por trego se ne asnjehere nuk kemi vrare mbreter dhe kryeminister sic kan bere ata. 

Vucic, se fundi disa here ka kercenuar edhe me ushtri. 

Por, ju mund ti pergjigjeni lirisht se gjeneralat e tij po e genjejne, se i ka te paafte dhe te atille qe edhe humbjet i festojne. 

Kurse ne jemi shume me te pregaditur, me te ditur dhe se shtetin tone te ri, Kosoven, e duam me shume se ata mund ta imagjinojne.

Krejt ne fund, Kryeminister, kerkoj me ngulm qe bisedimet te udhehiqen nga qeveria e jo nga Presidenti. 

Shko e bidedo me Vucicin, afroi atij mundesine e ndertimit te paqes mes popujve, jepi garance te fuqishme per mireqenjen dhe sigurine e komunitetit serb ne Kosove. 

Kurse ai, nese me te vertet eshte i interesuar te bej histori ne ndertimin e paqes, kerkoi le ti zbardh rastet e te pagjeturve tane, te kerkoj falje per agresionin ne Kosove, te kthej fondet e plaçkitura, dhe te paguaj demshperblimin e luftes.

Zotri Kryeminister, ju tani e keni mundesine te tregoheni sa jeni i shkathet ne politike dhe diplomaci dhe e keni rastin ta arsyetoni gjithe kete numer te madh te zv.kryeminstriva, ministrave, zv.ministrave, keshilltareve dhe koordinatorve qe nga buxheti i varfer i Kosoves po marrin super paga.

Ju tani e keni mundesine te beni histori. 

Nese e merrni mbi supe kete pergjegjesi qe ju takon, une personalisht do te ju mbeshtes dhe do te jem i gatshem te loboj per mbeshtetje edhe tek koleget e mi te LDK-se. 

Ne te kunderteten, ju duhet te hapni rruge. Eshte korrekte dhe njerezore ta pranoni se nuk mundeni me e permbush kete mision. 

Dhe ne duhet te pranojme kete fakt. 

Dhe, e vetmja rrugedalje mbetet te shkojme ne zgjedhje te reja nga te cilat besoj se do te del një qeveri me e pergjegjeshme dhe me kredibile. 

Po e permbylli fjalen time edhe njehere me kerkesen qe, mos te lejojm qe kjo çeshtje te kaloj ne autoritetin e Presidentit, dhe kete per shume arsye, por me te fuqishmet jane ato qe ai vet publikisht i ka deklaruar; se nuk ka vija te kuqe me Serbine dhe se ne duhet te pregaditemi per zgjidhje te dhimbshme. 

Per cfare dhimbje e ka fjalen?

Ne i kemi perjetuar te gjitha dhimbjet, dhe nuk e di se pse u dashka ende te pranojme te perjetojme dhimbje te tjera. 

Eshte koha qe dhimbjet tona te sherohen njeher e pergjithmone. 

E nese dikush personalisht ka dhimbje nga e kaluara e erret e tij, nuk mundet te e sheroj duke ja"u kaluar dhimbjen bashkombaseve te vet.

Ai qe nuk ështe ne paqe me popullin e vet nuk mundet me e ndertu paqen me Serbinë.

Ju faleminderit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat