Lista Serbe kërkon më shumë policë për mbrojtjen e serbëve në Kosovë

Aktuale

Lista Serbe kërkon më shumë policë për mbrojtjen e serbëve në Kosovë

Më: 1 gusht 2018 Në ora: 07:18
Policet

Përmes një kumtese për medie, Lista Serbe ka thënë se është e rrezikuar “nga sulmet më të reja kundër serbëve në Kosovë”.

Në kumtesën e saj që  thuhet se “pasi që pa kurrfarë dëshmish arrestohen serbët dhe akuzohen për veprat më të rënda, kësaj radhe në shënjestër ka qenë shkolla “”Bra?a Aksi?” në fshatin Raboc”.

Lista thekson se sulmi “ndodhi përkundër faktit se vetëm para disa ditësh është kërkuar që Policia e Kosovës ta shtojë praninë e vet dhe t’i pengojë sulmet ndaj serbëve”.

Në fund Lista ka kërkuar nga përgjegjësit që aktorët të gjenden sa më shpejt dhe të procedohet rasti e ka thënë se Policia duhet të vendosë patrulla të stacionuara në vendet ku jetojnë serbë në mënyrë, që, thotë kumtesa, të ndalen sulmuesit e mundshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat