Majko: Më 1 janar hiqet kufiri Kosovë-Shqipëri

Aktuale

Majko: Më 1 janar hiqet kufiri Kosovë-Shqipëri

Më: 2 gusht 2018 Në ora: 00:12
Pandeli Majko

Në vendin ku u luftua shumë për liri e pavarësi, aty ku edhe ra heroikisht komandanti legjendar i UÇK-së Adem jashari, të mërkurën mbrëma u dha një lajm që i gëzoi fort mijëra shqiptarë.

Ministri i diasporës shqiptare Pandeli Majko, tha se nga janari nuk do të ketë më kufi në mes të Shqipërisë e Kosovës.

“Duhet me hap kufirin midis Shqipërisë dhe Kosovës, kryeministri na tha që e ka marrë vendimin, më datën 1 janar fillon lëvizja e lirë midis Shqipërisë dhe Kosovës”, tha Majko mbrëmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat