Planet strategjike, Gjermania do të vazhdojë ndihmën për Kosovën

Aktuale

Planet strategjike, Gjermania do të vazhdojë ndihmën për Kosovën

Më: 2 gusht 2018 Në ora: 12:29
Volkmar Klein dhe Bedri Hamza

Deputeti i Bundestagut gjerman, Volkmar Klein, ka shprehur gatishmërinë e shtetit të tij për thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit dhe ofrimin e ndihmës për Kosovën në realizimin e planeve strategjike në fushën e financave publike.

Ai gjatë një takimi me ministrin e Financave Bedri Hamza vlerësoj lart angazhimin e Ministrisë së Financave, stabilitetin makro fiskal dhe treguesit tjerë ekonomik e financiar të vendit, si dëshmi e punës me përkushtim, përgjegjshmëri dhe profesionalizëm.

Klein u shpreh i lumtur lidhur me efektin pozitiv të ndikimit të projekteve të Qeverisë Gjermane për shtetin dhe qytetarët e Kosovës, dhe duke pasur parasysh  këto zhvillime pozitive

Ndërsa, ministri Hamza e njoftoi deputetin gjerman Volkmar Klein, për progresin  e arritur në Kosovë, për stabilitetin makro fiskal të vendit, si dhe për reformat e deritanishme tatimore, në drejtim të krijimit të një ambienti të favorshëm të operimeve biznesore në Kosovë, në mënyrë që Kosova të jetë sa më tërheqëse për investime të huaja duke përfshirë edhe ato gjermane.

Hamza po ashtu falënderoi Qeverinë gjermane për ndihmën e vazhdueshme që përmes projekteve të ndryshme ka ofruar gjatë tërë këtyre viteve, duke përkrahur fuqishëm institucionet e Kosovës dhe në këtë mënyrë duke ndikuar në përmirësimin e standardit dhe të kualitetit të jetës së qytetarëve të vendit tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat