Vllasi: Thaçi, Veseli e Haliti janë të obliguar të dëshmojnë në gjyq - Bota Sot
Vllasi: Thaçi, Veseli e Haliti janë të obliguar të dëshmojnë në gjyq

Aktuale

Vllasi: Thaçi, Veseli e Haliti janë të obliguar të dëshmojnë në gjyq

Më: 2 gusht 2018 Në ora: 14:56
Azem Vllasi

Janë bërë më shumë se një vit që nga koha kur edhe u bë atentati ndaj avokatit të njohur, Azem Vllasi.

Në mars të vitit 2017, Vllasi u plagos në banesën e tij, nga grupi i ashtuquajtur “Syri i popullit”.

Ndërkohë që seanca gjyqësore kundrejt grupit i cili për qëllim kishte të vriste rreth 20 persona, duke përfshirë këtu edhe krerët më ta lartë të shtetit.

Në një bisedë, Vllasi ka treguar se seanca e radhës do të nis në muajin shtator.

Sipas tij, të thirrur për të dëshmuar janë edhe presidenti Hashim Thaçi, kryeparlamentati Kadri Veseli e Xhavit Haliti.

“Janë 45 dëshmitarë, është Hashim Thaçit, Kadri Veseli e Xhavit Haliti të cilët janë dëshmitar të thirrur që janë në atë listën si të kërcënuar prej 20 personave që kanë planifiku me i vra me i likfidu, që kanë marrë letra kërcënuese, dhe çkado qoftë diçka që din lidhur me këtë komplot. Përveç 45 dëshmitarëve ka prova tjera, transkripta telefonike e disa detaje të reja”, ka thënë ai.

Sipas tij, Thaçi, Veseli e Haliti si edhe rreth 40 persona të tjerë janë të obliguar të dëshmojnë në gjyq. “Sipas ligjit secili dëshmitar që e thërret gjykata është i obliguar të dëshmojë, nëse ndokush prej dëshmitarëve të thirrun nga gjykata ka ndonjë arsye objektive që nuk mundet me ardh atëherë në seancë gjyqësore mund të vonohet deklarata por secili është i obliguar t’i përgjigjet gjyqit.”, ka theksuar Vllasi.

Ai poashtu ka bërë me dije se me 26 korrik të muajit të kaluar është marrë në pyetje si palë e dëmtuar.

“Në shtator vazhdon gjykimi, ishte seanca e fundit me 26 korrik kur jam marrë në pyetje si dëshmitar ose si palë e dëmtuar. Me 10 shtator do të vazhdojnë me marr në pyetje ekspertet e Neorpsikiatrisë për gjendjen e Murat Jasharit. Thonë që ka pas probleme por absolutisht nuk është e besuar se një njeri që e bënë gjithë atë plan, e i shkruan gjithë ata emra të kosovarëve, të shqiptarëve të Maqedonisë dhe rasti jem është veç nisja për të përfunduar gjithë atë listë me emra për t’i likuiduar”, ka deklaruar ai.

Ndryshe, nëpërmjet avokatit të tij, Nasuf Hasani, Vllasi ka kërkuar kompensim në vlerën 932 mijë euro nga të akuzuarit e “Syrit të Popullit”, më konkretisht nga Murat Jashari, Avni Llumnica, Sadri Ramabaja e të akuzuar tjerë.

10 të akuzuarit ngarkohen për veprat penale hakmarrje në ndihmë, dhunim, përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe hakmarrje.

Sipas prokurorisë, të akuzuarit planifikonin shkatërrimin e strukturave themelore politike, kushtetuese, ekonomike apo shoqërore të Republikës së Kosovës me sulme dhe me vrasje ndaj personaliteteve më të larta shtetërore duke filluar nga ish-funksionarët e lartë të Kosovës prej vitit 1980 deri në 1991, duke i konsideruar si tradhtarë të vendit, e po ashtu funksionarët nga viti 1999 deri në vitin 2016.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test