Dedaj: Kosova nuk është vilajet turk apo krahinë serbe

Aktuale

Dedaj: Kosova nuk është vilajet turk apo krahinë serbe

Nga: D.RR Më: 2 gusht 2018 Në ora: 20:20
Gjergj Dedaj

Gjergj Dedaj, ka reaguar pas komenteve të ndryshme që ndërlidhen me një deklaratë të tij lidhur me Turqinë dhe Serbinë. Dedaj ka thënë se distancohet nga çfarëdo spekulimi dhe manipulimi në emrin e tij, për Turqinë apo Serbinë, dhe simbolet e tyre.

Postimi i plotë i Gjergj Dedajt:

“Gjergjin e mbrone Gjergji!

Distancohem publikisht nga çfaredo spekulimi dhe manipulimi ne emrin tim, per Turqine apo Serbine, dhe simbolet e tyre nacionale.

Une mbaje pergjegjesi vetem per ate çka e theme une personalisht, per Perandorine Otomane dhe Serbine e Millosheviqit dhe se asnje veprim, shkrim apo video montazh ne te cilin permendet me porosi apo qellim te keq emri im, nuk ka te beje me mua.

Kosova eshte shtet sovran dhe jo vilajet turk apo pokrahine serbe dhe une jam zevendesminister i Kosoves dhe jo zevendesvezir i Turqise.

Manipulimet me historine dhe me komunitetet ne Kosove, per qellime politike nuk iu bene ndere asnje shteti mik!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat