“Kadri Veseli të kthehet në SHIK, te zanati i vjetër”

Aktuale

“Kadri Veseli të kthehet në SHIK, te zanati i vjetër”

Nga: D.RR Më: 3 gusht 2018 Në ora: 00:05
Kadri Veseli

Prof. Dr. Binak Maxharraj përmes një statusi në Facebook shkruan se Kadri Veseli po shkatërron PDK-në dhe po e dëmton parlamentin, e për këtë arsye duhet të kthehet në SHIK.

Madje, ai thotë se më mirë PDK-ja të kaloj komplet te NISMA.

Postimi i plotë:

Kadri Veseli të kthehet në SHIK, te zanati i vjetër.

Pasi që Kadri Veseli nuk po i ecë asgjë, e qiti n'dy gjujtë Parlamentin nga mos dija, por edhe e shkatërroi PDK-në e cila është buzë greminës, në zgjedhjet e ardhshme është mirë që PDK komplet të kalojë te NISMA e Fatmir Limaj.

Kurse Kadri Veseli të kaloi në ilegalitet për ta udhëhequr SHIK-un, sepse ai e dinë mirë këtë zanat të cilin e ka ushtruar shumë gjatë në errësirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat