Tri vite që nga miratimi i Gjykatës Speciale

Aktuale

Tri vite që nga miratimi i Gjykatës Speciale

Më: 3 gusht 2018 Në ora: 07:06
Selia e Gjykatës Speciale

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, tri vite më parë, pikërisht më 3 gusht 2015 kanë votuar pro ndryshimit të amendamentit kushtetues, që i hapi rrugë themelimit të Gjykatës Speciale.

Ishin 82 vota pro, 5 kundër dhe një abstenim, që i hapën rrugë Qeverisë t’i dërgojë edhe dy projektligje të tjera sa i përket Speciales

Opozita ishte ajo që u tregua më e zëshmja në kundërshtimin e themelimit të Gjykatës Speciale, duke e quajtur të padrejtë, selektive dhe e cila do ta cenojë sovranitetin e vendit.

Qeveria dhe pozita e quajtën të padrejtë këtë votim, por të domosdoshme për t’i hequr dyshimet për krime të kryera nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës në luftën e fundit.

Tri vite pas ky institucion ende nuk ka ngritur asnjë aktakuzë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat