Haradinaj: Nëse ka prishje të rendit në veri, jemi në gjendje gatishmërie

Aktuale

Haradinaj: Nëse ka prishje të rendit në veri, jemi në gjendje gatishmërie

Më: 3 gusht 2018 Në ora: 13:37

(E plotësuar) - Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar rritjen e gatishmërisë nga institucionet e rendit dhe ligjit në të gjithë vendin. Sipas tij, gjendja është e qetë, por një gjë të tillë e ka kërkuar në rast nevoje.

Shefi i Qeverisë ka thënë se institucionet e rendit dhe ligjit do të reagojnë nëse ndokush provon të shkaktojë ndonjë incident brenda territorit të Republikës së Kosovës.

Kryeministri i Kosovës ka mbledh sot Këshillin e Sigurisë ku ka kërkuar rritjen e gatishmërisë së institucioneve të rendit dhe ligjit.

Haradinaj qartësoi se rritja e shkallës së gatishmërisë nuk është urdhër për veprim.

Haradinaj: Kushdo që prish rendin dhe qetësinë do të marrë përgjigjen e institucioneve

“E vërteta është se kam kërkuar rritjen e gatishmërisë e institucioneve të rendit dhe ligjit në gjithë vendin ën mënyrë që të sigurojmë rend dhe ligj, qetësi në gjithë vendin në ditët që vijnë. pra, ky është edhe rezultati i këtij takimi. me këtë nënkupton se gjendja në rend dhe ligj është e qetë, stabile, megjithatë kemi kërkuar rritjen e gatishmërisë për veprim në rast të çfarëdo prishje të rendit dhe ligjit...... Kushdo që hyn brenda territorit  Kosovës me qëllim qoftë të shkaktimit të ndonjë incidenti, të prishjes së rendit dhe ligjit, normal që do ta merr reagimin e institucioneve të rendit dhe ligjit, dhe këtu nuk do të ketë dilema. Rritja e shkallës së gatishmërisë nuk është urdhër për veprim, nuk ka urdhër të ndodh kjo ose ajo, por jemi në gjendje gatishmërie në rast se prishje të rendit dhe ligjit, do të veprojmë”, tha ai.

Ndërkohë, për shkak të afateve për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, është folur, jo zyrtarisht, për kërkesën e serbëve në veri që të shpallin autonominë.

Haradinaj: Të gjithë në Kosovë duhet të ndjehen të sigurt

“Retorika për kufijt ose për territoret që ndodhen në Kosovë, mendojmë që është kundër-reagim i një retorike që vjen nga Beogradi gjoja për të drejtat e Serbisë në Kosovë specifikisht për veriun, pra është kundër reagim. Kjo retorikë nuk e ka qëllimin të prishja e rendit dhe ligjit, pra duhet të ndjehen të gjithë të sigurt, as serbët e Kosovës as komunitetet tjera po as shqiptarët nuk duhet të ndjehen të rrezikuar, pra është retorikë politike, publike kundër retorikë e një retorike që vjen”, tha Haradinaj.

Me kërkesë të Bashkimit Evropian, 4 gushti është data kur duhet të dorëzohet drafti i statutit për formimin e AKS-së.

Duke folur për këtë, Haradinaj tha se sa i përket Asociacionit, Kosova është brenda obligimeve të veta.

Haradinaj: Kosova qëndron brenda obligimeve sa i përket formimit të AKS-së

“Ne qëndrojmë brenda obligimeve nuk kemi dal  nga obligimet qofshin në dialog, por as nga Kushtetuta dhe ligjet tona. sepse ne kur e marrim transkriptin ne e japim kontributin tonë dhe duhet të sigurohemi se është brenda ligjeve dhe Kushtetutës së vendit. me këtë po dua të them se Kosova si palë është serioze brenda obligimeve ndërkombëtare dhe vendore. Askush nuk e ka të drejtën të marrë obligime të njëanshme, pse sepse asnjë thyerje as një dalje nga obligimet nuk ka dal Kosova. Nëse dikush merr veprime të njëanshme atëherë ato veprime janë jashtë ligjit të  Kosovës dhe jashtë marrëveshjeve ndërkombëtare. Dhe ai veprim do ta merrte përgjigjen e organeve të rendit dhe ligjit, do ta merr, një veprim dot a merr përgjigjen e organeve të rendit dhe ligjit”, tha ai.

Haradinaj tha se Kosova e respekton Kushtetutën dhe ligjet e vendit.

Ai përsëriti se nëse dikush del jashtë marrëveshjes, dhe ligjeve të Kosovës, atëherë ligji do të veprojë.

***

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka mbledhur sot në një takim urgjent Këshillin e Sigurisë së Kosovës, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit në vend.

Ai në një konferencë pas takimit ka thënë se gjendja e sigurisë në vend është e qetë dhe stabile por se kanë kërkuar  rritje të numrit të forcave në rast të ndonjë ngjarje.

I pyetur për paralajmërimet për shpallje të autonomisë në veri të vendit, Haradinaj ka thënë se kjo është një retorikë nga Beogradi.

“Nesër grupi punues mund ta dorëzoj raportin për draft statutin e asociacionit. Ne nuk kemi dal nga obligimet tona të marra në Bruksel, sepse ne kur e marrim raportin duhet të sigurohemi që është në përputhje me ligjet tona. Askush nuk e ka të drejtën të ndërmarr veprime të njëanshme”, ka thënë Haradinaj.

Sipas tij, nëse dikush del nga marrëveshja ndërkombëtare, do të marr përgjigje nga organet e rendit dhe ligjit.

“Nëse dikush del nga ligjet e Kosovës dhe marrëveshja, ligji do të veproj, nuk ka dilema, do të marr përgjigjen e vet. Sa i përket veriut, ne çdo herë kemi mirëpritur ardhjen e çdo qytetari të botës tek ne dhe po pritet mirë në çdo pjesë të Kosovës, e kushdo që hyn në territorin e Kosovës me qëllim të prishjes së rendit dhe ligjit, do të marr përgjigje nga ligji ynë. Jemi në gjendje gatishmërie nëse ka prishje të rendit dhe ligjit”, ka përfunduar Haradinaj.

Haradinaj në konferencë pas takimit të Këshillit të Sigurisë (Drejtpërdrejt)

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, pas takimit të Këshillit të Sigurisë së Kosovës, do të mbajë konferencë për media.

Konferenca mbahet në ndërtesën e Qeverisë, kurse është e paraparë të fillojë në orën 13:30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat