Anëtarja e VV-së: Situatë e jashtëzakonshme në Kosovë, Thaçi e din skenarin

Aktuale

Anëtarja e VV-së: Situatë e jashtëzakonshme në Kosovë, Thaçi e din skenarin

Nga: A.ZH Më: 3 gusht 2018 Në ora: 14:03
Hashim Thaçi

Aktivistja e Lëvizjes Vetëvendosje Nazlie Bala, ka hedhur kritika ndaj presidentit të vendit Hashim Thaçi.

Në një postim në Facebook, Bala ka thënë se të gjitha informatat paraqesin situatën e jashtëzakonshme në Kosovë, mirëpo sipas saj, kjo për Thaçin, është situatë e zakonshme.

Ajo ka thënë se presidenti është bashkë-skenarist në këtë situatë, përcjell Bota sot.

“Të gjitha lajmet dhe informatat paraqesin situatën e jashtëzakonshme, por për Hashim Thaqin kjo situate është e zakonshme, sepse vetëm e din skenarin si bashkë-skenarist. Doreheqja nuk mjafton”, ka shkruar Nazlie Bala në Facebook./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat