Gjendja në Mitrovicë, Hashim Thaçi takohet me Agim Bahtirin

Aktuale

Gjendja në Mitrovicë, Hashim Thaçi takohet me Agim Bahtirin

Më: 3 gusht 2018 Në ora: 15:34
Agim Bahtiri dhe Hashim Thaçi

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Agim Bahtiri është takuar me Presidentin e vendit, Hashim Thaçi për të folur për gjendjen e vendit.

Bahtiri në një bisedë për, ka thënë se së bashku me Thaçin janë zotuar që dialogu të përmbyllet suksesshëm.

Sipas tij pas këtij procesi Mitrovica do të bashkohet dhe qytetarët e shpërngulur me dhunë do të kthehen në vendin e tyre.

Përveç kësaj, Bahtiri ka thënë se në këtë takim me Presidentin Thaçi janë zotuar se do të respektohet kërkesa e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

“Folëm për gjendjen në Mitrovicë, u zotuam që dialogu duhet të përfundojë me bashkimin e qytetit të Mitrovvicës, kthimin e 12 000 qytetarëve të shpërngulur me dhunë nga veriu dhe respektimin e kërkesës së shqiptarëve të Luginës së Preshevës për bashkim me Kosovën”, ka deklaruar Bahtiri.

Theksojmë se sot Presidenti Hashim Thaçi ka mbajtur një konferecë për media në lidhje për çështjen e dialgout me Serbinë.

Thaçi ka theksuar se në kuadër të procesit të dialogut, Kosova dhe Serbia e kanë mbështetjen e plotë nga faktori relevant ndërkombëtar vendimmarrës për të arritur marrëveshje paqësore, duke mos e përjashtuar në asnjë formë edhe opsionin e korrigjimit të kufijve.

”Unë e kuptoj reagimin e nxituar dhe të pamatur të disa individëve apo partive politike lidhur me korrigjimin e kufirit si opsion përfundimtar paqësor. Mirëpo, ne nuk kemi mundësi tjetër për t’ia bashkangjitur Luginën e Preshevës Kosovës, pa u pajtuar me Serbinë për korrigjimin e kufirit”, ka shtuar ai.

Sipas Thaçit, në rast se do të ketë sukses në këtë përpjekje, rasti i korrigjimit të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në asnjë rrethanë nuk paraqet precedent.

“Anë e kënd botës, kemi me dhjetëra raste të korrigjimit të kufirit në mënyrë paqësore. Një shembull i tillë shumë relevant i korrigjimit të kufirit ndodhi vetëm dy vite me parë (2016) ndërmjet Holandës dhe Belgjikës. Këto dy shtete kanë pasur arritën ta korrigjojnë kufirin e tyre në mënyrë paqësore pa pasur nevojë të shkrepin qoftë edhe një plumb të vetëm”, ka theksuar presidenti Thaçi.

Ai ka sqaruar se do të kihet parasysh karakteri i shoqërive multi – etnike, meqë kjo është vlerë thelbësore e çdo shteti demokratik.

“Për më tepër, është vlerë dhe parim fondamental i BE. Kosova dhe Serbia duan të bëhen anëtarë të BE-së. Prandaj, në çdo opsion, në rast se do të kemi marrëveshje përfundimtare, ne do të sigurohemi që kjo vlerë të ruhet dhe afirmohet”, ka thënë ai.

Thaçi edhe sot ka folur me gazetarët për procesin e dialogut, duke ftuar të gjitha institucionet, partitë politike të përfshihen në këtë proces. Ai ka paralajmëruar që në fund të procesit, qytetarët përmes referendumit të vendosin për marrëveshjen përfundimtare me Serbinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat