PSD me kërkesë për ndërprerjen e pushimit të Kuvendit

Aktuale

PSD me kërkesë për ndërprerjen e pushimit të Kuvendit

Më: 3 gusht 2018 Në ora: 15:36
Kuvendi i Kosovës

Partia Socialdemokrate i ka dërguar kërkesë Kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli për ndërprerjen e pushimit të parlamentit dhe thirrjes së mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Lajmin për dorëzimin e kësaj kërkese e ka bërë të ditur kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti me anë të një postimi në Facebook.

“Sot dorëzuam kërkesën për ndërprerjen e pushimit të Kuvendit për shkak të diskutimeve rreth dialogut dhe rrezikut nga skenaret që po përmenden. Nuk ka kuptim që Kuvendi të pushojë.Kryesia duhet të mblidhet të hënën dhe të caktohet urgjentisht seanca”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat