Skenari i përgjakshëm në veri! Institucionet e Kosovës po e legjitimojnë entitetin e ri serb

Aktuale

Skenari i përgjakshëm në veri! Institucionet e Kosovës po e legjitimojnë entitetin e ri serb

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 3 gusht 2018 Në ora: 17:50
Pamje nga protestat

Prifti Sava Janjiq ka paralajmëruar se serbët e veriut do të shpallin autonomin e veriut, paralajmërim ky që i bëri edhe policinë e Kosovës të përgatiten për një skenar të “përgjakshëm” në veri.

Për ditën në vijim, fatkeqësisht nuk është asgjë e paparashikueshme thotë politologu Mentor Tahiri.

Image
Mentor Tahiri

Ai shprehet se, deklaratat konfuzë qëpo qarkullojnë janë një përgatije e një skenari të mundshëm.

“Deklaratat konfuze janë në shërbim të “përgatitjes” së opinionit me çfarëdo skenari politik të mundshëm. Duket se sikur në Kosovë ashtu edhe në Serbi, vendimmarrës të caktuar politik kanë nevojë që me anë të inskenimit të dhunës, të argumentojnë kompromiset e tyre në drejtim të “paqes””, shprehet Tahiri për gazetën “Bota sot”.

Sipas ti, vetëshpallja e njëanshme e një entiteti serb në Kosovë, që në fillimin e vë një pjesë të territorit të vendit jashtë sistemit politiko-kushtetues të Shtetit.

“Veriu i vendit është pika më kritike në gjithë këtë konotacion. Bëhet fjalë për një territor ku aktualisht nuk ka një sovranitet funksional të Shtetit të Kosovës. Aksionet e deritanishme policore jo që nuk kanë dhënë asnjë rezultat të vetëm, por kanë shërbyer si spektakël për opinionin në të dy anët. Ndër shqiptarë kanë krijuar efektin e “dehjes” patriotike, ndërsa në Serbi kanë shërbyer për të ashpërsuar edhe më shumë retorikën nacionaliste. Veriu nuk zgjidhet me spektakle policore, por vetëm me vullnet politik drejt të cilit nuk është punuar”, thekson politologu.

Tahiri tutje thotë se, politikanët e Kosovës me anë të lojës për kufijt po e legjitimojnë vetvetiu entitetin e ri serb.

“Është e paqartë, përse tani vendimmarrës politik të Kosovës, në vend që të shtojnë presionin për shtrirjen e sovranitetit politik në gjithë territorin e vendit, ata me anë të “lojës” mbi kufijtë e ri, po e legjitimojnë vetvetiu entitetin e ri serb, respektivisht zhvendosjen totale të një pjese të territorit jashtë sistemit politiko-kushtetues të Kosovës”, përfundon politologu Mentor Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat