Ja çka thotë pakoja e Ahtisarit për kufijtë e Kosovës

Aktuale

Ja çka thotë pakoja e Ahtisarit për kufijtë e Kosovës

Më: 3 gusht 2018 Në ora: 17:57
Marti Ahtisari

Propozimi gjithëpërfshirës për statusin e Kosovës, i hartuar nga ish -presidenti finlandez si dhe i dërguari special për statusin e Kosovës Marti Ahtisari, i dorëzuar më 2 shkurt 2007, në Prishtinë dhe Beograd.

Ky propozim që më pas shërbeu si dokument bazë për shpalljen e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, ka rregulluar një mori çështjes, përfshirë çështjen e kufirit të Kosovës përmes nenit 3 të këtij propozimi.

Aty thuhet se: “Territori i Kosovës do të definohet nga vija kufitare e Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës brenda Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë ashtu siç kanë qenë këto vija kufitare më 31 dhjetor 1988, përveç ndryshimit të vijës kufitare nga marrëveshja e demarkacionit në mes të Republikës Federative të Jugosllavisë dhe ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë më 23 shkurt 2001.7”.

Në pikën 3 të këtij neni po ashtu thuhet se “Kosova do të angazhohet me ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë për themelimin e një komisioni të përbashkët teknik brenda 120 ditëve nga hyrja në fuqi e kësaj marrëveshjeje, për të përkufizuar vijën fizike të kufirit dhe për adresimin e çështjeve tjera që dalin nga zbatimi i marrëveshjes së vitit 2001 në mes të Republikës Federative të Jugosllavisë dhe ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë. Puna e komisionit teknik do të përfundojë brenda një viti nga data e themelimit saj. PCN dhe PUN do të përfaqësohen në këtë komision për të lehtësuar diskutimet në mes të dy palëve, ata mund të marrin pjesë në procesin e demarkacionit të kufirit me kërkesë të cilësdo palë”.

Kosova caktoi kufirin e saj me Malin e Zi, duke u bazuar pikërisht në vijat kufitare të 88-es, të cilat u përcaktuan edhe me pakon e Ahtisarit, këtë vit më 21 mars.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat