Ky është grupi parlamentar më aktivi në sesionin pranveror

Aktuale

Ky është grupi parlamentar më aktivi në sesionin pranveror

Më: 3 gusht 2018 Në ora: 19:48
Kuvendi i Kosovës

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), i cili monitoron punën e Kuvendit të Kosovës, ka publikuar raportin monitorues të punës së legjislativit për sesionin pranverorë për vitin 2018.

Sipas KDI-së kjo periudhë është karakterizuar me mungesa të theksuara të deputetëve në votim dhe mos-organizim të duhur të punimeve.

Pjesë e këtij monitorimi nga KDI kanë qenë edhe pyetjet parlamentare të cilat janë pikë e rregullt e rendit të ditës së Kuvendit.

Sipas të dhënave gjatë sesionit pranverorë janë parashtruar 237 pyetje parlamentare.

Nga grupet parlamentare më së shumti pyetje ka bërë ai i Vetëvendosjes, 79, LDK 64, ndërsa më së paku Lista Serbe, 6+ me nga një pyetje.

“Janë parashtruar gjithsej 237 pyetje parlamentare, më së shumti nga VV (79), LDK (64), PDK (34), PSD (31), AAK (14), Nisma (13), LS (1), 6+(1) dhe Slobodan Petrovic (1)”, thuhet në raportin e KDI-së.

Ndërsa, që 61 deputet nuk kanë parashtruar asnjë pyetje parlamentare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat