Nënkryetari i AAK-së: Ideja e shkëmbimit të territoreve, idiote dhe e rrezikshme

Aktuale

Nënkryetari i AAK-së: Ideja e shkëmbimit të territoreve, idiote dhe e rrezikshme

Më: 3 gusht 2018 Në ora: 22:46
Ardian Gjini

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka dalë njëzëri me anëtarët tjerë të partisë së Kryeministrit Ramush Haradinaj duke thënë që është kundër idesë për shkëmbimin e territoreve

Gjini, kryetar i komunës së Gjakovës, e ka quajtur idiote dhe të rrezikshme idenë që Kosova dhe Serbia të shkëmbejnë territor duke lëvizur kufijtë.

““Ideja” e shkëmbimit të territoreve është e rrezikshme dhe idiote! Po shpresoj që njerëzit që po spekulojnë do ta kuptojnë se po e rrezikojnë stabilitetin dhe zhvillimin edhe për dy ose tri gjenerata! Asgjë nuk do ta kompensojë këtë aventurizëm idiotesk. Askush nuk do të pësojë përpos shqiptarëve, prandaj të tjerët e marrin me “sportivitet” këtë ide!”, shkroi Gjini.

“Kuvendi i Kosovës duhet të nxjerrë urgjentisht rezolutë kundër kësaj “ideje”. Nëse dështojmë të gjithë, gjeneratat që vinë do të na kenë në qafë. E disa prej nesh edhe do të jemi dëshmitarë. Kushqo që po e nxit këtë ide po provon t’i zgjidh problemet e veta, jo të Kosovës! Prej Rusisë e deri në cilin do kënd të fshehur në Ballkan!”.

Idenë për të shkëmbyer një pjesë të veriut të Kosovës me Luginën e Preshevës e kanë përkrahur shumë Lutfi Haziri i LDK’së si dhe Rexhep Qosja.

Kohëve të fundit indirekt, e ka përmendur edhe presidenti Hashim Thaçi. Ky i fundit nuk ka folur direkt per shkëmbim të territoreve, por ka thënë se po punon që Luginën e Preshevës të ia bashkojë Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat