Kryeministri takon sot gjeneralin amerikan

Aktuale

Kryeministri takon sot gjeneralin amerikan

Më: 4 gusht 2018 Në ora: 08:00
Joseph L. Lengyel

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj sot do të takohet me gjeneralin , Joseph L. Lengyel, shefi i Byrosë së Gardës Kombëtare dhe po ashtu anëtar i Shtabit të Përbashkët.

Sipas një njoftimi nga zyra për media e kryeministrit takimi do të zhvillohet në orën 12:30, në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

 I njëjti dje është takuar edhe me komandantin e FSK-së Rrahman Rama dhe me ministrin Rrustem Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat