Eksperti i sigurisë: Serbia me Rusinë po e testojnë NATO-n

Aktuale

Eksperti i sigurisë: Serbia me Rusinë po e testojnë NATO-n

Nga: N.H Më: 4 gusht 2018 Në ora: 08:33
Aleksandar Vuçiq dhe Vladimir Putin

Paralajmërimet për shpallje të autonomisë së veriut nga serbët të dielën vetëm një ditë pas përfundimit të afatit të Bashkimit Evropian për përgatitjen e draft statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe kanë ngritur frikën për tensione të mundshme gjatë kësaj fundjave.

E, kjo ka bërë që kryeministri Ramush Haradinaj të premten të mbledhë Këshillin e Sigurisë së Kosovës për të diskutuar rreth situatës së sigurisë në vend.

Ndërsa, këtë çështje e ka komentuar edhe eksperti i sigurisë në vend.

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Avni Islami, thotë se, Serbia me Rusinë po testojnë NATO-n dhe institucionet e sigurisë në Kosovë, përcjell “Bota sot”.

“Serbia në bashkëpunim me Rusinë , po e testojnë vendosmërinë e NATO-s respektivisht KFOR-in dhe institucionet e sigurisë së Kosovës në veri të vendit”, shkruan Avni Islami në llogarinë e tij të shtunën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat