Presidenti bën thirrje të ruhet qetësia dhe të mos ketë provokime, kërkon themelimin e Asociacionit

Aktuale

Presidenti bën thirrje të ruhet qetësia dhe të mos ketë provokime, kërkon themelimin e Asociacionit

Nga: G.B Më: 4 gusht 2018 Në ora: 10:23
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka thënë se Kosova është e përkushtuar për arritjen e një marrëveshje historike ligjërisht të detyrueshme, në kuadër të fazës së fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përcjell Bota sot.

Përmes një komunikate për media, ai ka thënë se gjatë këtij rrugëtimi Kosova do t’i përmbahet zotimeve për të ruajtur qetësinë.

Ai po ashtu ka thënë se pas krijimit të Ekipit Menaxhues, Kosova është e përkushtuar që ta finalizojë hartimin e draft-statutit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë, sipas marrëveshjeve të vitit 2013 dhe 2015 dhe duke u bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Andaj, presidenti ka bërë thirrje ndaj qytetarëve, institucioneve dhe palëve të përfshira në këtë proces, që të përmbahen nga provokimet dhe ta ruajnë qetësinë në këtë kohë të rëndësishme për vendin.

Komunikata e plotë:

Republika e Kosovës është e përkushtuar për arritjen e një marrëveshje historike, ligjërisht të detyrueshme, në kuadër të fazës së fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Gjatë këtij rrugëtimi të domosdoshëm për sigurimin e paqes afatgjate në Ballkanin Perëndimor, Republika e Kosovës do t’i përmbahet me përpikëri zotimeve për të ruajtur qetësinë dhe mos rrezikuar në asnjë mënyrë objektivin për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Pas krijimit të Ekipit Menaxhues, institucionet e Kosovës janë të përkushtuara që të finalizojnë punën në hartimin e draft-statutit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë, bazuar në marrëveshjet e arritura më 2013 dhe 2015 në Bruksel, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke u bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Prandaj, si president i vendit u bëjë thirrje të gjithë qytetarëve, institucioneve dhe palëve të përfshira në këtë proces, që të përmbahen nga çdolloj provokimi dhe të ruajnë qetësinë në një kohë shumë të rëndësishme për vendin tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat