Zyra e Kryeministrit shpenzon afër 700 euro vetëm për një raport

Aktuale

Zyra e Kryeministrit shpenzon afër 700 euro vetëm për një raport

Më: 4 gusht 2018 Në ora: 11:19
Zyra e kryeministrit

Në Zyrën e Kryeministrit shpenzimet nuk kanë të ndalur. Vetëm për të dizajnuar dhe printuar një raport, ishin parashikuar të shpenzoheshin afër 1 mijë euro, ndonëse kontrata është nënshkruar për rreth 300 euro më pak.

Zyra e Kryeministrit ka shpallur tender në vlerë prej 695 euro për dizajnimin dhe printimin e një raporti, para këto të cilat do të merren nga buxheti i shtetit më të varfër në rajon.

Së paku kështu thuhet në njoftimin për nënshkrim të kontratës që ka publikuar kjo zyrë në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP).

Në bazë të njoftimit të publikuar në KRPP, për këtë tender kanë aplikuar tri kompani, gjersa fituese e tenderit është shpallur kompania SH.P.K “Teknika”.

Kontrata është dhënë më 20 korrik të 2018-ës, ndërsa është nënshkruar më 1 gusht të po këtij viti.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat