Skandal: Ja çka u bënë Hashim Thaçi qytetarëve pas sulmit ndaj Sali Berishës

Aktuale

Skandal: Ja çka u bënë Hashim Thaçi qytetarëve pas sulmit ndaj Sali Berishës

Nga: N.Sh Më: 4 gusht 2018 Në ora: 18:32
Hashim Thaçi

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur sot në lidhje me temën e shumë debatuar për një korrigjim të mundshëm të kufijve mes Serbisë dhe Kosovës.

Berisha është shprehur ditën e sotme nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, se është kundër korrigjimit të kufirit dhe Serbia s’mund të prekë asnjë pëllëmbë të tokave shqiptare.

Mirëpo pas reagimit të ish-kryeministrit Berisha, mbi korrigjimin e kufijve për Kosovën, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i presidentit Hashim Thaçi.

Në një postim në faqen e tij në rrjetet sociale, Thaçi ka sulmaur ashpër Berishësn duke thënë se Kosovës nuk i duhen këshillat e një njeriu ii cili është dëbuar me votë masive.

Duke vazhduar më tej presidenti Thaçi e ka konsideruar ish-kryeminstrin, një njeri i cili i ka shitur armë Millosheviçit.

Por gjuha e përdorur dhe akuzat e hedhura kanë acaruar qytetarët e Kosovës dhe të Shqipërisë, të cilët e kanë sulmuar me sharje dhe duke dalë hapur kundër tij.

Por, një tjetër fakt që bie në sy, është se në postimin e Thaçit janë fshirë shumë komente të qytetarëve, të cilat mesa duket nuk i kanë pëlqyer presidentit të Kosovës. Fotoja e mëposhtme tregon që janë fshirë rreth 200 komente.

Pas deklaratës së bërë nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, kundër ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, ka patur reagime të shumta nga politikanë shqiptarë dhe kosovarë, të cilët i kanë kritikuar kreun e shtetit të Kosovës.

Me anë të një reagimi në Facebook, deputeti demokrat Tritan Shehu, ka deklaruar se nuk ja vlen të merresh me njerëz që deformojnë hostorinë, ndërsa ka vlerësuar kontributin e madh që ka dhënë ish-kryeministri Berisha për popullin e Kosovës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat