E vërteta e ndalimit të Sali Berishës për të hyrë në Kosovë në vitin 2000, kush u ankua te UMNIK-u?

Aktuale

E vërteta e ndalimit të Sali Berishës për të hyrë në Kosovë në vitin 2000, kush u ankua te UMNIK-u?

Nga: D.RR Më: 4 gusht 2018 Në ora: 22:30
Sali Berisha

Sot është diskutuar mjaftë për ndalimin e Sali Berishës për të hyrë në Kosovë në vitin 2000. Presidenti Thaçi gjeti një mbështetje te Ibrahim Rugova, ku tha se ky i fundit ia pamundësoi hyrjen në Kosovë ish presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha, shkruan “Bota sot”.

Mirëpo kjo nuk po del të jetë e vërtetë. Përkundrazi, ishte Hashim Thaçi ai që e pamundësoi vizitën e Berishës në Kosovë në atë kohë.

Se si ka rrjedhur ngjarja, këtë më së miri e tregon analisti Nexhat Haziri përmes një shkrimi që mund ta lexoni më poshtë:

E vërteta e ndalimit të Sali Berishës për të hyrë në Kosovë në vitin 2000

Presidenti Hashim Thaçi, i cili sulmoi ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha, për deklaratat e këtij të fundit se është kundër shkëmbimit të territorit Kosovë-Serbi, lansoi një të pavërtetë të madhe kur thotë se Presidenti Rugova nuk paska lejuar që Sali Berisha ‘të shkelë tokën e Kosovës’, d.m.th. nuk paska lejuar që Sali Berisha ta vizitojë Kosovën. E vërteta është krejt ndryshe. Vizita e Berishës ishte parashikuar të bëhej në gjysmën e dytë të vitit 2000, aty në fillim të korrikut, vit ky në vjeshtën e së cilit ishin caktuar edhe mbajtja e zgjedhjeve lokale, të parave pas luftës. Më kujtohet mirë kur Forumi Rinor i LDK-së, kishte përgatitur edhe posterët ku i dëshironte mirëseardhje Sali Berishës. Duke e ditur se Sali Berisha gëzonte në atë kohë një popullaritet të madh në Kosovë dhe cilësohej si i afërt me LDK-në, vet Hashim Thaçi kryetar i PDK-së dhe anëtar i KPA-së (Këshillit të Përkohshëm Administrativ) së bashku me Rexhep Qosjen kryetar i LBD-së dhe anëtar i këtij Këshilli që ishte si një lloj qeverie e Kosovës, i janë ankuar ish kryeadministratorit të UNMIK-ut, Bernard Kouchner, për vizitën e Sali Berishës dhe ndikimit të tij në zgjedhjet lokale që ishin paraparë të mbaheshin në vjeshtë të këtij viti. Dhe duke marrë parasysh këtë ankesë të tyre dhe gjoja ndikimin e z. Berisha në rezultatin e zgjedhjeve lokale,(sic mendohej në favor të LDK-së) kryeadministratori Kushner merr vendim për ndalimin e Sali Berishës për të hyrë në Kosovë me arsyetim se nuk ishte momenti i përshtatshëm për realizimin e kësaj vizite. Pra e vërteta është se vet Hashim Thaçi dhe Rexhep Qosja, ishin ata që e penguan në atë kohë Berishën që ta viziton Kosovën, e jo presidenti Rugova.(n.h)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat