Kadaj-Bujupi: Lojërat me fjalë të Thaçit janë të rrezikshme

Aktuale

Kadaj-Bujupi: Lojërat me fjalë të Thaçit janë të rrezikshme

Më: 5 gusht 2018 Në ora: 14:41
Donika Kadaj-Bujupi

Korrektimi i vijës kufitare me Malin e zi pritet të bëhet sipas marrëveshjes mes dy presidentëve të dy shteteve. Nga ana tjetër, opozita mendon se nuk do të ketë korrektim të mirëfilltë të vijës kufitare, por vetëm humbje kohe.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Donika Kadaj për këtë gabim fajtor lë presidentin e vendit, Hashim Thaçin.

“I vetmir korigjim që duhet të ndodhë është ai me kufirin me Malin e Zi, për gabimin e të ciit përgjegjësinë kryesore e bartë Hashim Thaçi, i cili e nënshkruajti versionin e gabuar përkundër reagimeve të shumta të mbarë opinionit public në vitin 2015”, ka thënë ajo.

Sipas saj, gabimi i Thaçit na ka mbajtur peng tre vite, derisa pas shumë sfidash është arritur të ratifikohet me mundësi korigjimi.

“Gabim i cili na mbajti peng tri vite derisa pas shumë sfidash arritem ta ratifikojmë me mundëi korigjimi. Propozimet tjera të Thaçit dhe lojërat me fjalë janë të rrezikshme dhe të dëmshme andaj ose duhet të ndalet aid he të funksionojë conform kushtetueses së Republikës së Kosovës ose duhet ta ndalim ne. Pra, Kuvendi i Republikës dhe institucionet tjera conform mandatit që kanë, ia rikujtojnë presidentit Thaçi që shkelja e sovranitetit dhe humbja e territorit përbën vepër penale, tradhëti ndaj vendit. “, ka shtuar ajo.

Ndryshe, qeveria është e bindur se korrektimi i vijës kufitare me Malin e Zi do të bëhet para afatit të paraparë prej dy vitesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat