BE-ja e dërgon në shtator një mision vlerësues në Kosovë

Aktuale

BE-ja e dërgon në shtator një mision vlerësues në Kosovë

Më: 6 gusht 2018 Në ora: 08:09
Ilustrim

Në fund të muajit shtator Kosovën do ta vizitojë një mision vlerësues i Bashkimit Evropian për t’i parë arritjet në fushën e drejtësisë, konkretisht në zbatimin e vendimeve gjyqësore në çështjet civile dhe komerciale. Zyra e BE-së në Prishtinë ka thënë se dërgimi i këtij misioni ndihmon që të përcaktohen prioritetet kyçe për Kosovën në rrugëtimin evropian, ndërsa kanë pohuar se ndërlidhet edhe me liberalizimin e vizave. Kurse ministrja, Dhurata Hoxha, ka thënë se ky mision nuk ka ndikim në procesin e liberalizimit

Nga data 24 deri më 28 shtator në Kosovë do të qëndrojnë disa ekspertë nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian në kuadër të një misioni vlerësues, të cilin e dërgon Komisioni Evropian për të parë përparimin e Kosovës në fushën e drejtësisë, përkatësisht për progresin në zbatimin e vendimeve gjyqësore në çështjet civile, komerciale dhe për çështjet që lidhen me to.

Zyra e BE-së në Prishtinë ka konfirmuar për media” se Komisioni Evropian rregullisht bën misione të rishikimit, duke përfshirë këtu edhe ato në fushën e sundimit të ligjit.

Sipas kësaj Zyre, kjo ndihmon që të përcaktohen prioritetet kyçe për Kosovën në rrugëtimin evropian.

Zyra e BE-së në Prishtinë po ashtu ka thënë se ky proces ndërlidhet me procesin e liberalizimit të vizave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat