A u frikësua “Gjarpri” nga Sali Berisha se po ia përmend vrasjet, plaçkitjet, zhdukjet dhe pritat e ushtarëve të UÇK-së

Aktuale

A u frikësua “Gjarpri” nga Sali Berisha se po ia përmend vrasjet, plaçkitjet, zhdukjet dhe pritat e ushtarëve të UÇK-së

Nga: N. Sh Më: 6 gusht 2018 Në ora: 09:04
Sali Berisha dhe Hashim Thaçi

Ish anëtari i SHIK-ut dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Naim Miftari, thotë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u frikësua nga ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.

Ai thotë se Thaçi u frikësua për shkak se, Berisha do ia përmend vrasjet, vjedhjet, plaçkitjet, zhdukjet dhe pritat që ua ka bërë udhëheqëseve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Mos ti harrojmë dhe dhunimet që i bat gjatë luftës në Shqipëri metë hollat e luftës nëpër Hotelet e ndryshme.....ti me disa shok tuaj”, shkruan Miftari.

Gjarpri” fshihet prapë, Hashim Thaçi: Statusi im nuk fliste për Sali Berishën.

Eh Hashim gënjeshtari pranoje se u frikove që tani Salih Berisha doju përmend vrasjet, vjedhjet, tradhtarët, plaçkitjet zhdukjet dhe prita që ju kurdisët udhëheqësve dhe komandantëve të UÇK qe nuk ju jepnin llogari juve.

Mos ti harrojmë dhe dhunimet që i bat gjatë luftës në Shqipëri metë hollat e luftës nëpër Hotelet e ndryshme.....ti me disa shok tuaj .!

Një herë në jetë tujen nuk e folët të vërteten akoma dhe do me vdek si gënjeshtar .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat