Ramush Haradinaj ia gjen një vend pune Albena Reshitajt

Aktuale

Ramush Haradinaj ia gjen një vend pune Albena Reshitajt

Nga: D.RR Më: 6 gusht 2018 Në ora: 16:57
Ramush Haradinaj dhe Albena Reshitaj

Pasi që dha dorëheqje para pak ditësh, Albena Reshitaj është punësuar në kabinetin e kryeministrit.

Tani e tutje Reshitaj do të jetë këshilltare e kryeministrit Haradinaj, e ky i fundit ishte ai që njoftoi qytetarët për këtë post të ri publik të Reshitajt.

Postimi i Haradinaj:                 

Pas lirimit nga detyra e ministres së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, znj. Albena Reshitaj, kam konsideruar se njohuritë dhe përvoja e saj institucionale janë me rëndësi që të vazhdojnë të jenë në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Si Kryeministër i Qeverisë, jam i bindur se kontributi i ish ministres, është më së i nevojshëm, andaj i kam ofruar asaj postin e Këshilltares Politike, ofertë kjo të cilën ministrja e ka pranuar.

Jam i bindur se vazhdimi i bashkëpunimit institucional me zonjën Reshitaj është në interes të qytetarëve dhe në funksion të implementimit të programit qeverisës.

Zonjës Reshitaj i uroj punë të mbarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat