Veseli: Debati rreth territorit për qërim hesapesh dhe inate

Aktuale

Veseli: Debati rreth territorit për qërim hesapesh dhe inate

Më: 6 gusht 2018 Në ora: 17:57
Kadri Veseli

Ndarja e Kosovës nuk do të jetë asnjëherë pjesë e dialogut me Serbinë. Kështu ka deklaruar sot kryeparlamentari Kadri Veseli me ç ‘rast ka siguruar qytetarët se nuk do të ketë ndarje të Kosovës, duke e quajtur të pavërtetë debatin për këtë çështje.

Ai duke komentuar deklarimet e Presidenti Hashim Thaçi për mundësinë e “korrigjimit të kufirit” me Serbinë, tha se Kosova është e interesuar për integrim, por asnjëherë duke cenuar sovranitetit e vendit.

Veseli: Kosova nuk ka asgjë për të dhënë

"Ndarja e Kosovës nuk do të jetë asnjëherë në tavolinën e bisedimeve të cilat i kemi në dialog. Kosova nuk ka asgjë për të dhënë. Ne do të shkojmë në dialog. Jemi të vendosur që të ecim përpara në anëtarësimin e Kosovës në OKB, në BE dhe në institucionet euroatlantike të cilat janë interes i joni”, tha ai.

Tutje, lideri i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), shtoi se çështja rreth territorit e ngjallur ditëve të fundit po shërben për të qëruar hesape dhe inate.

Veseli: Debati ngërthen në vete të pavërteta dhe inate

“Debati të cilin kanë ngjallur, për të cilin po flitet është në radhë të parë një garë elektorale dhe në të njëjtën kohë ka shumë të pavërteta dhe shumë inate. Nuk është duke i ndihmuar substancës të cilës ne jemi duke iu përkushtuar për shtetin tonë të pavarur dhe sovran drejt OKB-së, Be-së dhe procesit të dialogut. Është duke krijuar pasiguri. Në të njëjtën kohë është duke krijuar një frikë e cila është e pa qenë”, theksoi ai.

Kryetari i Kuvendit ka përsëritur se nuk ka vend për shqetësime pasi që dialogu sipas tij, do të thotë sovranitet dhe integritet territorial për Republikën e Kosovës.

Madje sipas tij, Kosova asnjëherë nuk ka qenë në pozitë më të mirë për të biseduar me vendet e tjera, duke pasur përkrahë SHBA-të dhe BE-në.

Presidenti Thaçi ditëve të fundit ka thënë se në një marrëveshje eventuale me Serbinë, bashkimi i Kosovës me Luginën do të ishte përmbyllje e suksesshme e dialogut me Serbinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat