Isa Mustafa drejton sot mbledhjen e LDK-së

Aktuale

Isa Mustafa drejton sot mbledhjen e LDK-së

Më: 7 gusht 2018 Në ora: 10:19
LDK

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa sot do të kryesojë mbledhjen e kësaj partie, për herë të parë në një periudhë prej rreth tetë mujore, që kur Mustafa u sëmurë dhe pakësoi aktivitetet politike dhe paraqitjet publike.

LDK përmes një kumtese për media ka njoftuar se Mustafa do ta drejtojë mbledhjen e kryesisë, e cila do të fillojë në orën 18:00 në Hotel Sirius.

Gjatë kohës sa Mustafa ka qenë i shtrirë në spital, kohë pas kohe ka pasur fotografi të publikuara, apo edhe takime me anëtarë të partisë, mirëpo kjo është hera e parë që ai drejton mbledhjen e kryesisë në këtë vit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat