Haradinaj: Kufijtë janë vendosur me luftë, veç lufta i luan - Bota Sot
Haradinaj: Kufijtë janë vendosur me luftë, veç lufta i luan

Aktuale

Haradinaj: Kufijtë janë vendosur me luftë, veç lufta i luan

Më: 7 gusht 2018 Në ora: 15:24
Ramush Haradinaj

(E plotësuar) - Kryeministri Ramush Haradinaj deklaroi sot se kufijtë e Kosovës janë vendosur me luftë dhe vetëm lufta i ndryshon.

Ai këto komente i bëri në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, në të cilën foli lidhur me debatet e ditëve të fundit për korrigjimin e kufijve me Serbinë, ide kjo e prezantuar nga presidenti Hashim Thaçi.

Haradinaj: Kufijtë janë vendosur me luftë, veç lufta i luan

“Kufijtë janë vendosur me luftë, veç lufta i luan. Kush kujton se luhen kufijtë ndryshe, gabim është… Krejt ka janë shqiptarë, me qejf e kishim marrë Preshevën, për atë s’ka dilemë, askush besoj, por e tash edhe një herë këta kufij janë vendosur nga lufta e fundit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, edhe nga ndërhyrja e NATO-së. Këta janë kufi lufte, janë dhjetëra-mijëra njerëz në tokë për këta kufij, jo vetëm të brezit të fundit, por edhe të më hershëm. Është bukur imagjinatë e lehtë me menduar se dikush luan me kufij, s’luhet me këta kufij”, ka thënë Haradinaj.

Kryeministri i vendit tha se presidentin Hashim Thaçi do ta mbështesin për dialogun Kosovë-Serbi, vetëm për njohje reciproke dhe për këta kufij aktual.

Haradinaj: Presidentin Thaçi e mbështesim për njohjen reciproke të Kosovës nga Serbia me këta kufij

“Ajo që ka mbetur në mes Kosovës dhe Serbisë, ka mbetur njohja reciproke. Dialogu është për njohje me këtë kufij, me këto të drejta, kjo ka mbetur për këtë e mbështesim presidentin, është presionet i vendit, i zgjedhur dhe e mbështesim”, theksoi ai.

Për zhvillimet e fundit përreth liqenit të Ujmanit në veri të Mitrovicës, Haradinaj tha se misioni i NATO-s është garanci dhe ndihmesë për Kosovën, edhe tranzicioni i FSK-së në Forca të Armatosura nuk e qet në pikëpyetje misionin e NATO dhe KFOR-it në Kosovë, pasi është i domosdoshëm. 

Haradinaj: Bashkimi me Preshevën, është një lloj kundër retorike

“Ajo që keni parë ju në liqenin e Gazivodës, në veri dhe në gjithë Kosovën është një ushtrim, që quhet i vërejtshëm, një ushtrim me prezencë i KFOR-it, është një aktivitet i zakonshëm i sigurisë. Mund të shohim edhe në të ardhmen, nuk duhet askush të shqetësohet. As retorika, retorika politike nuk është qëllimi destabilizimit, është qëllimi për kundër përgjigje. E kam thënë edhe më herët, retorikave, dëshira jonë është që preshevarët me iu bashkuar Kosovës, ta zëmë, është një lloj kundër retorike e asaj që Beogradi ka disa dëshira në Kosovë. Sidoqoftë, fundi do të jetë prapë aty ku jemi, pra do të jenë këta kufij, kjo Kosovë. Njohja reciproke, ajo është opsioni”, ka thënë Haradinaj.

Ai në fillim ka folur edhe për draft-statutin e Asociacionit të komunave serbe, i cili tha se është dorëzuar nga Grupi punues dhe qeveria e ka për obligim me sjellë atë në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e vendit.

Haradinaj: Këta kufij i ka vendosur lufta e UÇK-së dhe NATO-s

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha pas mbledhjes së Qeverisë tha se draft statuti për Asociacionin ështe dorëzuar dhe kanë për obligim që të jetë në përputhje të ligjeve të Kosovës.

Sa i përket debateve të ditëve të fundit për korrigjimin e kufijve, Haradinaj tha se kufijtë i vendos lufta.

“ Këta kufi janë vendos nga lufta e fundit, nga UÇK dhe NATO  dhe kontributi i atyre që kanë dhënë më herët. Ajo çka ka mbetur me Serbinë, është njohja e Kosovës me këta kufij”, tha kryeministri.

Sa i përket aklsionit të KFOR-it në liqenin e Ujmanit  Haradinaj tha se ky është një ushtrim  dhe aktivitet i zakonshëm i sigurisë nga NATO.

I pyetur nga gazetarët se ka qenë i kërcënuar së fundmi, Haradinaj tha se ndihet shumë i sigurt ndërsa si me shaka tha se janë “do policë që po i ruan mirë, dhe nuk janë të rrezikuar”.

Haradinaj tha se lëvizja e kufijve i intereson vetëm presidentit rus Vlladimir Putin “i cili dëshiron aneksimin, ne i takojmë kartës së Amerikës”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...