Thaçi ka një mesazh për Haradinajn, i tregon si do ta bëjë korrigjimin e kufijve - Bota Sot
Thaçi ka një mesazh për Haradinajn, i tregon si do ta bëjë korrigjimin e kufijve

Aktuale

Thaçi ka një mesazh për Haradinajn, i tregon si do ta bëjë korrigjimin e kufijve

Nga: A.M. Më: 7 gusht 2018 Në ora: 16:37
Ramush Haradinaj dhe Hashim Thaçi

Pas konferencës për media të kreut të shtetit, Ramush Haradinaj i cili deklaroi se kufijtë janë vendosur me luftë, veç lufta i luan, ka reaguar i pari i vendit Hashim Thaçi.

Ai përmes një postimi në Facebook i është kundërpërgjigjur kryeministrit Haradinaj. Ai ka thënë se korrigjim i kufirit do të bëhet në mënyrë paqësore, dhe atë, në favor të Kosovës.

Postimi i plotë:

Një mesazh për ata që mendojnë se korrigjimi i kufijve në mënyrë paqësore është ide e keqe, përkundër faktit se e dinë që është mundësia e vetme që Presheva, Bujanoci dhe Medvegja t’i bashkohen Kosovës.

Që të jem i qartë: Unë e kam hedhur poshtë me kohë opsionin e ndarjes dhe të shkëmbimit të territoreve. Unë jam duke folur vetëm për korrigjim të kufirit në mënyrë paqësore, dhe atë, në favor të Kosovës. Ndërsa, kundërshtuesit e këtij propozimi, propagandojnë për ndarje dhe shkëmbim të territoreve.

Në një situatë të tillë, vertet që nuk mbetet rrugë tjetër përveç fuqizimit të vendimmarrjës së qytetarëve të Republikës së Kosovës, duke iu mundësuar atyre për të vendosur vetë se kush ka të drejtë dhe se cili opsion është në interes të Kosovës. Prandaj, është e domosdoshme që t’iu mundësojmë qytetarëve tanë të drejtën e referendumit, gjë që për të cilën jam duke punuar që të bëhet realitet. HTH

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...