Berisha zbulon detajet dhe autorët e urdhrit për vrasje: Ja si tentuan të më vrisnin mua dhe Ibrahim Rugovën

Aktuale

Berisha zbulon detajet dhe autorët e urdhrit për vrasje: Ja si tentuan të më vrisnin mua dhe Ibrahim Rugovën

Nga: P.R Më: 7 gusht 2018 Në ora: 21:55
Sali Berisha dhe Ibrahim Rugova

Sali Berisha, ish kryeministër i Shqipërisë, gjatë një interviste dhënë për media, ka zbuluar se si në vitin 1991, ishte tentuar vrasja e tij dhe e presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Sipas Berishës, urdhëri ishte dhënë nga regjimi komunist dhe arsyet e urdhrit për vrasje kishin qenë se presidenti Rugova kishte refuzuar të vendoste buqeta me lule në varrin e Enver Hoxhës.

“Jane dokumentat, janë dokumentat që donin të na vrisnin të dy në vilën e Presidentit. Aty janë të shkruar dokumentet. I ka botuar dokumentet, besoj se i ka Blendi Fevziu në libër të botuara. Preteksti ishte ky, i ndjeri President refuzoi të vendosë kurorë te varri i Enver Hoxhës, dhe natyrisht tregoi menjeherë anësimin drejt forcave demokratike. Dokumenti thotë se ushtarët e gardës donin t’i vrisnin. Pse nuk jemi vrarë ajo është punë tjetër. Po ky është dokumenti.

Më tej, Berisha thotë se takimi i fundit me Rugovën ka qenë në Crans Montana.

“Takimi i fundit… Unë takimet i kam bërë jashtë me të. Domethënë kur erdha në Kosovë, erdha në mortin e tij, jashtë e kam takuar, në Crans Montana, e kam takuar në takime të tjera ndërkombëtare pra jo në Kosovë”, ka deklaruar Berisha, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat