Prokuroria jep hollësi për vrasjen e gruas dhe vajzës 9 vjeçe në Gjakovë

Aktuale

Prokuroria jep hollësi për vrasjen e gruas dhe vajzës 9 vjeçe në Gjakovë

Më: 8 gusht 2018 Në ora: 10:46
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore e Gjakovës ka dal me një deklaratë për të sqaruar për ngjarjene rëndë që ka ndodhur në lagjen Brekoc të Gjakovës ku një person ka vrarë gruan e tij dhe vajzën 9 vjeçare.

Sipas Prokurorisë më 7 gusht i dyshuari P.N., 43 vjeçar nga fshati Bitesh i komunës së Gjakovës, ka shkuar në shtëpinë e familjes së bashkëshortes pas orës 21:00 në lagjen Brekoc të Gjakovës dhe me armën e tipit kallashnikov ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, V.N., 40 vjeçe dhe vajzën e tij të mitur K.N, 9 vjeçe.

I dyshuari është ndaluar me urdhër të Kryeprokurorit Ali Selimaj, i cili së bashku me njësitë e policore rajonale ka dalë në vendin e ngjarjes rreth orës 22:00, me ç’rast është bërë këqyrja e vendit të ngjarjes.

Pas kërkimeve të shumta është gjetur edhe arma, me të cilën dyshohet se i dyshuari ka kryer aktin kriminal.

Me urdhër të prokurorit, trupat e pajetë të viktimave janë marrë nga zyrtarët e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për të kryer autopsinë. I pandehuri është në ndalim dhe ndaj tij do të kërkohet të caktohet masa për sigurimin e tij në procedurë.

“Hetimet në vazhdim do të tregojnë se cili ka qenë motivi i vërtetë i këtij krimi makabër”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat