Çka sollën të re Thaçi dhe Vuçiq në dy konferencat e fundit - Bota Sot
Çka sollën të re Thaçi dhe Vuçiq në dy konferencat e fundit

Aktuale

Çka sollën të re Thaçi dhe Vuçiq në dy konferencat e fundit

Më: 8 gusht 2018 Në ora: 12:22
Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuqiq

Asgjë.

Që prej kur kanë mbajtur takimin e parë në Bruksel i cili ka qenë fillim i dialogut të ashtuquajtur ‘final’ mes Kosovës dhe Serbisë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, mbajnë konferenca një ditë njëri, një ditë tjetri. Kështu ndodhi edhe dy ditët e fundit.

Të martën ka qenë presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ai i cili ka mbajtur konferencën ku ka përsëritur fjalitë e tij të njohura tashmë se “Serbia nuk e ka të lehtë për Kosovën, por se do të luftohet deri në fund’.

Sot, presidenti Hashim Thaçi po ashtu ka mbajtur konferencën e radhës, ku ka përsëritur gjërat e njëjta. Është e kuptueshme se as Thaçi dhe as Vuçiq nuk kanë çka të thonë diçka më shumë, logjikisht, pasi që nuk kanë zhvilluar ende një takim tjetër, për të nxjerrë fjali të reja.

Konferencat e tyre me një fjalë, nuk sjellin diçka të re. Të dyja janë shumë të gjata, shumë monotone.

Të dy godasin opozitën. Vuçiq ka thënë se ‘tendencat e opozitarëve në Serbi për ta zgjedhur problemin e Kosovës në mënyrën që ata duan, janë të pamundura’. Me të njëjtin fjalor paraqitet presidenti Thaçi. Ia kujton opozitës se edhe kur ka kundërshtuar dialogun, Kosova ka dalë fitimtare. Ia kujton mungesën e unifikimit në rastin e shndërrimit të FSK’së në ushtri, Rambujenë, Vjenën.

Të dy flasin në superlativ për veten, si të vetmit që mund t’i japing epilog dialogut.

‘Është shumë vështirë në arritjen e kompromisit, por unë do të luftoj deri në fund’, thotë Vuçiq.

‘Idenë time për Luginën do ta prezantoj në Bruksel, askush nuk mund të dalë kundër”, thotë Thaçi dhe kur ia kujtojnë se opozita e konteston madje vetë atë si udhëheqës të dialogut, Thaçi ‘i përqafon’.

Po të mos ftoheshin mediat, Thaçi dhe Vuçiq do të mund ta lëshonin reprizën e konferencës së kaluar deri sa të kenë diçka të re për të thënë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...