Deda: Llomotitjet e rrezikshme të Thaçit rrezikojnë ‘çnjohjen’ e Kosovës

Aktuale

Deda: Llomotitjet e rrezikshme të Thaçit rrezikojnë ‘çnjohjen’ e Kosovës

Nga: N.H Më: 8 gusht 2018 Në ora: 13:20
Ilir Deda

Deputeti i Kuvendit tës Kosovës, Ilir Deda, përmes një postimi në Facebook thotë se, presidenti Thaçi po llomotit rrezikshëm dhe me të, po legjitimon ‘çnjohjen e Kosovës’.

Për këtë, Deda i është referuar konferencës së Thaçit, i cili përmend faktin se Kosova mund të shndërohet në Qipro Veriore, Oseti e Abkazi.

Ja çka shkruan Deda:

Kur H. Thaçi deklaron që Kosova do të shndërrohet në Qipro Veriore, Oseti e Abkazi- kështu e zhvlerëson shpalljen e pavarësisë, njohjen e më shumë se 110 shteteve, mendimin dhe legjitimimin nga Gjykata Nderkombëtare e Drejtësisë për Pavarësinë e Kosovës, anëtarësimin e Republikës së Kosovës në dhjetëra organizata ndërkombëtare, MSA-në. Me këto deklarata e rikthen e legjitimon qëndrimin e Serbisë sepse Qipro Veriore është pjesë e Republikës së Qipros, ndërsa Osetia dhe Abkazia janë pjesë e Gjeorgjisë. Dhe, me këto llomotitje të rrezikshme e legjitimon “çnjohjen” e pavarësisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat