Ish të burgosurit politik: Adem Demaçi ADN tipike e atdhedashurisë

Aktuale

Ish të burgosurit politik: Adem Demaçi ADN tipike e atdhedashurisë

Më: 8 gusht 2018 Në ora: 15:21
?Ish të burgosurit politik

Jeta dhe vepra e Adem Demaçit ka mbledhur sot ish të burgosurit politik, anëtarë të Shoqatës së të Burgosurve Politik të Kosovës, të cilët përmes një komemoracioni nderuan dhe çmuan lart kontributin e Demaçit për atdheun.

Kryetari i Shoqatës së të Burgosurve Politik të Kosovës, Hydajet Hyseni, tha se kjo nuk është hera e parë që Bacë Adem Demaçi i bashkon ata pa prezencën e tyre. Porse kësaj radhe më ndryshe, duke iu lënë pas një sprovë të madhe, atë të mungesës fizike.

Hyseni duke çmuar lart kontributin e Adem Demaçit për gjithë kombin shqiptar, tha se do të mbetet përjetësisht ADN e atdhedashurisë nga e cila njerëzit nuk mund të ndahen kurrë.

Hyseni: Vepra e Adem Demaçit flet vet         

“Baca ynë ishte dhe do të mbetet ADN tipike e atdhedashurisë, nga e cila Kosova, viset tjera të copëzuara dhe gjithë kombi nuk mund të ndahen dot. Pa ADn atdhetare kombi nuk mbahet, bie fare.  Vepra e Adem Demaçit flet vet, madje zëshëm, dukshëm e bindshëm edhe për ata që nuk kanë sy e nuk kanë vesh, përjashto ata që i mbyllin qëllimshëm sy e veshë vetëm për të mos e parë e për të mos dëgjuar të vërtetën e pakontestueshme ‘me përmbajtje tulbuke’”, tha ai.

Në emër të familjes të pranishmëve me një fjalë rasti iu drejtua edhe djali i Adem Demaçit, Shqiptar Demaçi, i cili tha se të atin më mirë e njohën bashkëpunëtorët e vet. Ku për këtë, tha se ngushëlloi shumë nga ta.

Demaçi: Tash është koha për pajtim mes vete, për bashkim kombëtar  

“Ajo çka unë mund të shquaj, të nxjerrë si ekstrakt prej këtij aktiviteti është se mund të them se tash është koha për një pajtim mes vete. Pajtim partiak së pari, pajtim kombëtar, e besa mund të themi një pajtim dhe bashkim fetar. Kjo do të ishte ajo platforma me të cilën tash do ta hedhim një hap për të kaluar në platformë të re. Përndryshe, nëse kjo nuk ndodhë punët do të shkojnë pak më ligsht”, u shpreh ai.

Shoqata e të Burgosurve Politikë të Kosovës me këtë rast ndau edhe mirënjohje për disa nga ata që i qëndruan afër Adem Demaçit në ditët më të vështira. Kështu mirënjohje për kontributin e dhënë iu dhanë Xhelal Pakashticës, Shasivar Makollit, Hetem Ramadanit, Skender Kastratit dhe Selatin Novosellës.

Po ashtu, Shoqata e Të Burgosurve të Kosovës gjatë ditës së sotme bëri homazhe tek varri i Adem Demaçit dhe vizitoi sheshin “Adem Demaçi” në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat