Deputeti i Nismës: Deklaratat e Thaçit, të rrezikshme për rajonin

Aktuale

Deputeti i Nismës: Deklaratat e Thaçit, të rrezikshme për rajonin

Më: 8 gusht 2018 Në ora: 15:33
Deputeti i Nismës Socialdemokrate Zafir Berisha

Në një intervistë për “Report Tv”, deputeti i Nismës Socialdemokrate Zafir Berisha, ka komentuar deklaratat e presidentit Hashim Thaçi në lidhje me rishikimin e kufijëve duke u shprehur se deklarata të tilla janë tejet të rrezikshme për sigurinë e rajonit.

A keni një koment për deklaratat e presidentit Hashim Thaçi?

Edhe para 10 minutash Thaçi e ripërsëriti qëndrimin e tij që për ne është i paqartë. Edhe pse i njëjti person që nga viti 2000 nuk e ka përmendur Preshëvën. Nxjerrja e kësaj teme papritur në opinion për mendimin tim hap kutinë e Pandorës sepse problemet nacionale në Ballkan janë shumë të mëdhaja. Për mua është befasuese, sepse Hashimi për një kohë të gjatë ka pasur bisedime me përfaqësuesit e serbisë dhe asnjëherë nuk ka përmendur çështjen e Shqiptarëve në luginën e Preshevës. Në momentin kur ne jemi gati të bëjmë gati dhe të çojmë një delegacion për bisedime ai nxjerr tema që nuk janë diskutuar kurrë.

Iu vini nga radhët e UÇK-së, si priten këto deklarat ana patriotike?

Mendoj që nuk ka shqiptar që nuk e do bashkimin, por pyetja është, çfarë do të humbim? Këtu qëndron dilema.  Mendoj që Hashimi po futet në një lojë të rrezishme që do të sjellë pasoja për shtetet e rajonit.

Nga të gjitha eksponetët poltike ka pasur reagime të shumta. Mendoni kjo çështje është shfrytëzuar dhe nuk janë marrë me problemin konkret?

Qëndrimin e presidentit e shoh si lojëpolitike për politikën ditore. Kemi diskutuar për dy ditë rrjesht në parlament temën e marrëveshjeve me Serbinë dhe në asnjë moment nuk ka dalë një ide e tillë.

E keqja është se kur presidenti e prezantoi idenë na ofendoi ne që jemi pjesë e parlamentit dhe ofendoi edhe ish-kryeministrin Sali Berisha. Thaçi po luan me nervat e qytetarëve dhe po e keqpërdor fjalën e tj duke nxitur tema që në rajon nuk kalojnë dot si deklarata. Kjo çështje ka rreziqet e veta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat