Tahiri për idenë e Thaçit: Të mbyllet sa më shpejtë tema e kufijve, ka kundërshtime të fuqishme

Aktuale

Tahiri për idenë e Thaçit: Të mbyllet sa më shpejtë tema e kufijve, ka kundërshtime të fuqishme

Më: 8 gusht 2018 Në ora: 15:38
Edita Tahiri

Ish–kryenegociatorja në bisedimet e Brukselit në mes Kosovës dhe Serbisë, Edita Tahiri ka theksuar se tema rreth korrigjimit ose shkëmbimit të territoreve në mes Prishtinës dhe Beogradit duhet të mbyllet sa më parë.

Ajo ka thënë se idenë e shefit të shtetit të Kosovës nuk po e përkrahin institucionet dhe partitë politike në Kuvendin e Kosovës.

“Unë jam dhe kam qenë çdoherë kundër shkëmbimit të territoreve ose korrigjimit të kufijve, sepse kjo do t’i konvenonte më së tepërmi Serbisë. Në anën tjetër për këto tema duhet konsensus kombëtar e që nuk ekziston”, ka shtuar Tahiri.

Më tutje ajo ka thënë se është paksa e befasuar me heshtjen e Bashkimit Evropian (BE) gjatë këtyre ditëve që po diskutohet për temën e shkëmbimit të territoreve.

“Unë mendoj se në Serbi përkrahet ideja e ndarjes, e që e njëjta nuk ndodhë edhe në Kosovë, sepse për krijimin e shtetit të Kosovës është derdhur gjak, duke e shprehur kështu në mënyrën më të mirë vullnetin e popullit”, ka theksuar Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat