Haradinaj kërkon drejtësi për vrasjen e dyfishtë në Gjakovë - Bota Sot
Haradinaj kërkon drejtësi për vrasjen e dyfishtë në Gjakovë

Aktuale

Haradinaj kërkon drejtësi për vrasjen e dyfishtë në Gjakovë

Më: 8 gusht 2018 Në ora: 17:28
Ramush Haradinaj

Kryeministri Ramush Haradinaj ka dënuar vrasjen e dyfishtë që ka ndodhur në fshatin Brekoc të Gjakovës, ku të vdekura kanë mbetur një grua së bashku me vajzën e saj, me dyshimin se kjo vrasje është kryer nga bashkëshorti i gruas.

Haradinaj ka kërkuar që përgjegjësit e krimit të marrin përgjigjen e duhur para drejtësisë.

“Privimi i jetës së dikujt është veprimi më jo njerëzor dhe më i papranueshëm. Si Kryeministër i vendit, e dënoj fuqishëm vrasjen e nënës dhe vajzës së saj në Brekoc të Gjakovës. Përgjegjësit e këtij akti duhet të marrin përgjigjen e duhur nga drejtësia”, ka shkruar Haradinaj.

Sipas Haradinajt, Kosova është një vend i barabartë për të gjithë dhe veprime të tilla i godasin të gjithë, pa dallim gjinie. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...