Kërkohet forcimi i kritereve në Gjykatën Kushtetuese - Bota Sot
Kërkohet forcimi i kritereve në Gjykatën Kushtetuese

Aktuale

E premte, 19 tetor 2018

Kërkohet forcimi i kritereve në Gjykatën Kushtetuese

Nga: N.Sh Më: 9 gusht 2018 Në ora: 20:42
Gjykata Kushtetuese

Flroian Dushi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, po kërkon nga Kuvendi i Kosovës që të bëjë ndryshimet e nevojshme ligjore për të rishikuar dhe ndryshuar forcimin e kriterëve ligjore që duhet të plotësohen nga kandidatët pretendent për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese.

Ai thotë se Gjykata Kushtetuese është shpresa e fundit për drejtësi, në një demokraci sic është Kosova, shkruan gazeta “Bota sot”.

“Kuvendi i Kosovës, përmes ndryshimeve të nevojshme ligjore duhet që, me urgjencë t'i rishikojë dhe ndryshojë në kuptimin e forcimin e kritereve ligjore që duhet të plotësohen nga ana e kandidatëve pretendent për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese, shpresa e fundit për drejtësi, në një demokraci të re siç është Kosova, nuk mund dhe nuk duhet të trajtohet kaq joseriozisht!”, shkruan Dushi në facebook.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test